Hetuesit e KE-së nuk lejohen në fshatin Gurrë, s’kanë leje nga prokuroriaNga Përfaqësuesit KE-së, të kryesuar nga Dick Marty, pas takimeve të nivelit të lartë javën e shkuar në Tiranë, shkuan dje në rrethin e Matit, për t’u njohur nga afër me skenë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Hetuesit e KE-së nuk lejohen në fshatin Gurrë, s’kanë leje nga prokuroriaNgaPërfaqësuesit KE-së, të kryesuar nga Dick Marty, pas takimeve të nivelit të lartë javën e shkuar në Tiranë, shkuan dje në rrethin e Matit, për t’u njohur nga afër me skenën e akuzave për trafik organesh të bëra nga ish-kryeprokurorja e Hagës Karla Del Ponte, por nuk ishin të mirëpritur.
Banorët e fshatit Gurrë nuk i lejuan ata të hynin në banesën që dyshohet, sipas Del Pontes, se është përdorur nga ish-ushtarët e UÇK-së për transplantimin e organeve të civilëve serbë gjatë luftës së viteve 1998-99.
Banorët nuk i kanë lënë vizitorët e huaj t’i afrohen banesës. Sipas tyre, ata nuk kishin asnjë dokument që i autorizonte të hynin në shtëpinë që ish-kryeprokurorja e Hagës i hapi namin e keq në gjithë botën.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje me shpresë për të sqaruar gjërat, por banorët nuk lëshuan pe dhe përfaqësuesit e KE nuk ia arritën qëllimit.
Ata insistuan se nuk do të linin askënd të hynte në banesë pa pasur pa autorizim nga prokuroria e Matit.
Autorizimi ka qenë pengesa formale, e vërteta është, siç u shpreh një nga banorët e shtëpisë pak ditë më parë për një televizion, atyre u ka ardhur në majë të hundës me përfaljen e shtëpisë së tyre.
Zemërimi i tyre zë fill në fillim të vitit 2008, kur u botuan kujtimet e ish-kryeprokurores dhe lajmi se një shtëpi e Gurrës ishte përdorur si qendër e trafikut të organeve.
Në vitin 2004 shtëpia u inspektuar nga 12 ekspertë, të huaj dhe shqiptarë, pastaj nuk u dëgjua më derisa u botua libri “Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës”. Në Gurrë mbërritën për herë të parë së bashku: akuzat dhe emri i Carla del Pontes. Për fshatarët, edhe fjala transplat ishte po aq e huaj sa emri i holandezes që, siç i treguan një të përditshmeje vitin e kaluar banorët, nuk e kishin dëgjuar kurrë.
Akuzat ngjallën reaksion në Shqipëri, madje deputeti i zonës deklaroi vjet se do të bënte padi në gjykatën e Strasburgut kundër ish-kryeprokurores. Ndërsa prokuroria e përgjithshme nuk i lejoi prokurorët serbë të hetonin, në 2008, me arsyetimin se hetuesit e Hagës dhe të rrethit të Matit kishin kryer më herët hetime dhe të dhënat që ata posedonin “për atë që pretendohej se kishte ndodhur nuk rezultuan të vërteta.”
Të premten dhe të shtunën e kaluar përfaqësuesi zviceran i KE, Dick Marty, u takua me ministrin e Drejtësisë dhe ministrin e Brenmdshëm shqiptar në lidhje me akuzat e del Pontes. Takimet e u bënë të mbyllura dhe pa deklarata për medien në përfundim. Sipas burimeve jo zyrtare, brenda këtyre institucioneve, Tirana zyrtare mbajti qëndrim kundër hetimeve, me të njëjtat argumente që janë përmendur edhe më parë: mungesën e fakteve.
Tirana dhe Prishtina e kanë mohuar në mënyrë kategorike ekzistencën e trafikut të organeve, duke i konsideruar deklarimet e zonjës Del Ponte si trillime.
Në një intervistë për BBC javën e kaluar, ministria e Drejtësisë e Kosovës se kjo çështje është hetuar disa herë dhe nuk ka rezultuar që luftëtarët e UÇK-së të kenë bërë krime të natyrës për të cilat akuzohen.
“ Kjo çështje është hetuar disa herë nga Tribunali për Krime Lufte në ish Jugosllavi i themeluar në Hagë dhe nuk ka rezultuar që luftëtarët e UÇK-së të kenë marrë ndonjë veprim në drejtim të hetimit që tani është duke u bërë nga Këshilli i Evropës. Nga ana tjetër, Këshilli i Evropës është i përbërë nga 46 shtete, që të gjitha ato janë anëtare të OKB-së. Tribunali i Hagës është themeluar me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, andaj është shumë e çuditshme se si as Tribunalit të Hagës nuk i besohet për përfundimin e hetimeve dhe për mosgjetjen e asnjë prove, qoftë edhe të një prove të vetme, përkitazi me krimet për të cilat po dyshohet tash dhe po tentohen të mblidhen fakte,” tha zonja Nekibe Kelmendi.
“Shihet qartazi se është ndikimi i Serbisë sepse edhe Serbia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe e shfrytëzon pozitën e vet e të qenit anëtar aty, ka gjetur një grup për të lobuar që të lëviz kjo çështje dhe ajo ka filluar,” shpjegon më tej ministria.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, pardje, mjeku kosovar Besim Hoxha pedagog pranë Universitetit të Texasit të Veriut në Qendrën për Kërkime Shkencore për Shëndetin, në fushën e kirurgjisë traumatike, deklaroi se transplanti i organeve në Shqipëri nuk mund të bëhej edhe për arsyen e thjeshtë sepse është një gjë teknikisht e vështirë për t’u realizuar.
Sipas tij, “Kirurgjia e transplantit është një kirurgji shumë moderne dhe do një infrastrukturë dhe përgatitje paraprake të kuadrit mjekësor që do ta realizojë atë, si dhe kushtet rigoroze që duhen për mbrojtjen e organeve të tilla, mund të them se është thjesht imagjinare pretendimi i serbëve për transplant organesh në ambientet që në kemi punuar.”
“Ne jemi marrë veçse me shpëtimin e jetës së pacientëve, civilë apo ushtarakë. Unë e hedh poshtë kategorikisht akuzën e serbëve, pasi është jo logjike të mendosh një gjë të tillë në kushtet ku ne operonim.”
Dick Marty, kryesuesi i hetimeve për llogari të KE-së, njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.