E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria liberale?Nga Augustin Palokaj Mediat në Kro¬aci rrallëh¬erë sh¬k¬ruajnë për Shqipërinë. Madje për zgje¬dhjet e fundit as që ka pasur njoftime në Kr¬o¬aci. Këto ditë vere, sikur edhe viteve të tjera, gazetat në Kroaci numërojnë turistët e

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shqipëria liberale?Nga Augustin Palokaj

Mediat në Kro¬aci rrallëh¬erë sh¬k¬ruajnë për Shqipërinë. Madje për zgje¬dhjet e fundit as që ka pasur njoftime në Kr¬o¬aci. Këto ditë vere, sikur edhe viteve të tjera, gazetat në Kroaci numërojnë turistët e huaj që vijnë për të pushuar në këtë vend sepse turizmi, sidomos në këtë krizë financiare e cila e ka kapluar edhe Kroacinë, është një degë shpëtimi. Ditët e fundit të korrikut dhe ditët e para të gushtit kanë nxitur një optimizëm se turizmi në Kroaci edhe këtë vit do të jetë në nivelin e vitit të shkuar për nga numri i vizitorëve të huaj, diku rreth 11 milionë këtë vit, por të ardhurat do të jenë më të vogla për shkak se turistët shpenzojnë më pak.

Në Kroaci ndodhi ndërrimi në krye të qeverisë, me urgjencë është rritur taksa në paga që nga opozita dhe populli quhet „haraç“ dhe të gjitha këto masa për të mbyllur disi vrimën në buxhetin e shtetit për këtë vit dhe për të evituar ndonjë aranzhim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili do ta vështirësonte situatën sociale edhe në Kroaci, ku për nga mesatarja njerëzit janë më të pasur sesa qytetarët e shumë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Por në Kroaci ka edhe probleme sociale të natyrës tjetër. Ende vazhdojnë ndasitë në mes të „nacionalistëve“dhe „të majtëve“ dhe madje me tone të ashpra dhe me pyetjet se „kush e ka krijuar shtetin“. Në këtë fushatë është përfshirë edhe e ashtuquajtura estrada patriotike dhe këngëtari Marko Perkoviq Thompson, i cili mbledh pas vete edhe ithtarë, të cilët përdorin simbole ustashe, të cilat janë të ndaluara me ligj. Në anën tjetër „Majtistët”, ku përfshihet e tërë opozita por edhe presidenti Mesiq, sipas nacionalistëve, pohojnë se nuk duhet harruar se Kroacia është ndërtuar si shtet në themelet e luftës antifashiste dhe fashistët asnjë të mirë nuk ia kanë sjellë Kroacisë.

I gjithë ky debat ka nxjerrë në shesh edhe një herë një ndjenjë se Kroacia nuk ka ndërtuar ende një shoqëri tolerante edhe pse serbët janë po ashtu në qeveri. Para disa javësh në Zagreb është zhvilluar një manifestim i homoseksualëve, i ashtuquajturi „Gay parade“ që zhvillohet pothuajse në të gjitha qytetet e Evropës Perëndimore. Për dallim nga vendet e tjera, në Zagreb më shumë kishte policë të angazhuar për t’i mbrojtur manifestuesit sesa pjesëmarrës dhe kishte grupe që i sulmuan pjesëmarrësit.

Dhe ja para disa ditësh Shqipëria në kryetituj të gazetave në Kroaci, dhe madje për temë homoseksualët. „Sali Berisha i thotë po martesës së homoseksualëve“ shkruante njëra gazetë, ndërsa tjetra „Edhe Shqipëria legalizon martesat e homoseksualëve“. Këta tituj në Kroaci nuk kanë pasur për qëllim aq shumë informimin e popullit për atë që ndodh në Shqipëri, por më shumë për të dërguar një porosi: „Ja sa e prapambetur është shoqëria në Kroaci, edhe Shqipëria me ligje shkon para nesh dhe është më tolerante“.

Natyrisht gazetat nuk e lënë pa e përmendur se „Shqipëria konsiderohet si njëri ndër vendet më konservativ në Evropë“.

Vërtet mbështetja e Berishës për të drejtat e barabarta të çifteve të së njëjtës gjini, edhe e drejta për martesë, ka befasuar shumëkënd në Evropë. Jo vetëm se vjen nga Shqipëria, por edhe se vjen nga një lider që është i partisë së djathtë, e të djathtit as në BE nuk janë në krye të propagandimit të tolerancës.

Por këtë porosi të Berishës duhet shikuar edhe nga një kënd tjetër. Qeveria e Shqipërisë në krye me Sali Berishën do të jetojë edhe një mandat me barrën e parregullsive në zgjedhje që do të ketë si pasojë ngadalësimin e integrimit në BE. Për t’ia falur këtë gabim Qeveria e Tiranës do t’i vardiset BE-së edhe me sigurimin e të drejtave të barabarta të çifteve bashkëshortore të së njëjtës gjini (që padyshim duhet përshëndetur), por edhe me pranim faji për mospërfshirjen e Shqipërisë në liberalizimin e vizave. Tash kur nuk ka më zgjedhje, nuk ka më nevojë t’i bëhet qejfi popullit, mund të bëhen lëshime ndaj Brukselit në dëm të popullit.

Edhe pse para zgjedhjeve Berisha e sidomos ministri i Jashtëm Basha betoheshin se „Shqipëria i ka përmbushur kushtet për heqjen e vizave dhe nuk ka raport të BE-së që thotë të kundërtën”, me të përfunduar zgjedhjet në Shqipëri Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për serbët, maqedonasit dhe malazezët, por jo edhe për Shqipërinë. Kur në vetë Evropën filluan kritikat ndaj Komisionit Evropian, Berisha vetë doli në skenë dhe pranoi se Shqipëria nuk i ka përmbushur kriteret dhe se Komisioni Evropian ka të drejtë. Duket se Berisha është në gjendje të thotë për gjithçka se „Komisioni Evropian ka të drejtë“, vetëm të mos i prishen planet për mbetje në pushtet edhe një mandat me çdo kusht.

E kur është fjala për të drejtat e homoseksualëve dhe heqjes së vizave për Shqipërinë, kjo edhe mund të jetë e ndërlidhur. Në një vend të BE-së ka pasur raste kur qytetarët e Shqipërisë kanë kërkuar azil politik. Pasi që nuk kanë mundur në asnjë mënyrë të dëshmojnë se janë të përndjekur në baza politike, disa prej tyre kanë thënë se janë homoseksualë dhe si të tillë janë të ekskomunikuar nga shoqëria dhe nuk kanë kurrfarë të drejtash. Pasi kanë fituar azilin, disa prej tyre më vonë kanë kërkuar bashkim familjar. Kur inspektorët në shtetin e BE-së janë habitur se si një homoseksual kërkon bashkim familjar me ish-gruan e tij (të gjinisë femërore vërtet) dhe fëmijët që edhe atyre t’u jepet leja e qëndrimit në këtë shtet, kanë filluar të kërkojnë sqarime se si është e mundur një gjë e tillë. Kanë marrë përgjigje se në Shqipëri ai është dashur të martohej, sepse në të kundërtën të gjithë do e dinin se është homoseksual. Më vonë ka thënë se fëmijët e tij janë ngacmuar nga të tjerët duke i thënë se „ti e ke babanë homoseksual“. Sido që të jetë, thuhet se ai person, i lumtur, tash jeton në një shtet të BE-së së bashku me familjen nga Shqipëria.

Dëshmimi i Shqipërisë se nuk do ta diskriminojë askënd, as në baza të orientimeve seksuale, do të zvogëlojë fushëveprimin e atyre që do të kërkojnë azil në vendet e BE-së. Por çdo hap i ecjes së Shqipërisë drejt një tolerance edhe më të madhe do të jetë i mirëpritur në Evropë, edhe atëherë kur disa hapa bëhen në mënyrë aq radikale, ndërsa disa hapa që janë më me urgjencë, si toleranca politike për shembull, zgjasin me dhjetëra vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›