E Diel, 1 Nëntor 2026

Heshtje premiera e pare ne Teatrin Kombetar te Prishtines

Prishtine 31 tetor NOA Milena Selimi - Sonte ne Teatrin Kombetar te Prishtines eshte premiera e shfaqjes Heshtje e autori Refet Abazi me regji te Arta Kallabes.

Luajne aktoret e mirenjohur Xhevdet Jashari Yllka Gashi un Lajci Igballe Qena Bislim Mucaj Leonora Mehmet Enver Petrovci Donat Qosja. Kjo shfaqje e cila do te jepet ne kuader te Skena se Vogel eshte projekt i pavarur i regjisores Arta Kallaba ne bashkepunim me Teatrit Kombetar.

Varferia lidhja dogmatike per vlerat ideologjike te shkelura nga koha si dhe sjellja diktatoriale e babait jane shkaqet e raporteve jo te shendosha ne familjen e enveristit Dema ne te cilen heshtazi kalohet mbi dhunen incestoide qe ai e ka kryer mbi te bijen Nita e cila prostituohet per te mbajtur familjen.

Nen peshen e obligimeve ekzistenciale dhe problemeve profesionale Ariani i biri i Demes nuk arrin ta ruaje lidhjen dashurore me Zanen. Nuk arrin ta shpetoje as motren Niten qe do te beje vetevrasje me nje doze te tepruar.

Zana ka guxim me te theksuar ose deshperim se Ariani ndaj largohet pertej oqeanit edhe pse babai i saj Zamiri ka shume mirekuptim per te bijen per ambiciet dhe nevojat e saj. Pas vdekjes se Nites Sana do te deshmoje dhe Dema do ta paguaje krimin me burg. Zamiri dhe Ariani do te bashkohen si babe e bir duke ruajtur lidhjet me Zanen dhe duke mashtruar veten se ajo nje dite ndoshta do te kthehet nga Kanadaja.

Autori-Refet AbaziRegjia -Arta KallabaAs/ regjise- Valmira ThaqiMuzika- Marian NecakKostumet- Maria PupuncevskaSkenografia- Bujar Muca

Aktoret Xhevdet JashariYllka Gashiun Lajci Igballe Qena Bislim Mucaj Leonora Mehmet Enver Petrovci Donat Qosja

Milena Selimi/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›