E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nen magjine e Marie Krajes

Nis edicioni i 11-te i Festivalit Nderkombetar te Muzikes Operistike. Kengetare nga kater kontinente ne gare per cmimet e medha. Nen gjykimin e nje jurie te perbere nga emra te njohur te muzikes operistike mbarekombetare

E shkuara i le radhen se tashmes qe tradita te vazhdoje duke evidentuar te tjere artiste duke ndare te tjera cmime e hapur te tjera udhe drejt fames mbarekombetare. Marie Kraja nuk ka asnje mision tjeter pervec ketij qe 11 vjet me pare kur nisi se pari vetem per nje vit si konkurs kombetar e me tej nderkombetar e deri kete vit ne edicionin e saj te radhes.

Stafetat kalohen nga njeri festival ne tjetrin ku protagonistet jane vete kengetaret dhe fituesit e gares. Ndaj jo me kot naten e pare te Marie Krajes producentja Zana Cela e hapi krah fitueses se nje viti me pare Evis Mules te sapokthyer nga La Scala tempullin magjik qe mundi ta shkelte si fituese e ketij festivali. Keshtu te dyja se bashku si pjese e se shkuares qe siguron vazhdimesine ftuan ne skene 17 kengetaret konkurrente per cmimet Marie Kraja. Keshtu do te fillonte nata e pare e edicionit te 11-te duke ia lene pushtetin ne sallen e Akademise se Arteve tingujve magjik te Pucinit Mozartit Verdit Donizettit Wagnerithellip

Konkurrimi eshte hapur me Niki Chazirakin sopranon nga Greqia e cila ka interpretuar arien e Adeles nga opera Die Fledermaus Strauss dhe arien e Olimpias nga opera Les Contes dHoffman Offenbach. Me pas konkurrimi ka vijuar me sopranon amerikane Otalie Graham me arien ore Turandot In questa reggia nga opera Turandot Pucini dhe arien Ho jo to-ho nga opera Die Walkure Wagner.

Baritoni nga Koreja e Jugut Joo Uon Kang ka interpretuar arien e Kontit Hai gia vinto la causa nga Le Nozze di Figaros Mozart dhe arien Cortigiani vil razza nga Rigoletto e Verdit.

Perfaqesuesja e pare e Shqiperise ne kete konkurs nderkombetar ka qene sopranoja Anjeza Agolli e cila kishte zgjedhur per performancen e saj arien e Konteshes Deh vieni non tardar nga opera Le Nozze di Figaros e Mozartit dhe arien Ana Bolenes nga opera Anna Bolena e Donizettit. Nje tjeter soprano nga Shqiperia ka hyre ne skene pas saj Emanuela Brunga me arien e Mikaeles Je dis que nga opera Carmen e Bizet dhe arien e Xhuljetes Eccomi in lieta veste nga opera I Capuletti e i Montecchi e Bellinit.

Tenori spanjoll Manuel De Diego ka konkurruar me arien e Nemorinos Una alagrima nga opera Lelisir damore e Donizettit dhe arien e Dukes La donna e mobile nga opera Rigoletto e Verdit.

Ndersa sopranoja tjeter shqiptare Juna Resuli kishte zgjedhur per kete gare arien e Suzanes Deh vieni non tardar nga opera Le Nozze di Figaro e Mozartit dhe arien e Wally Ebben ne andro lontana nga opera La Wally e Catallani. Sopranoja maqedonase Era Hoxha konkursi me arien e Xhuljetes Eccomi in lietta veste nga opera I Capuletti e i Montecchi e Belinit dhe arien e Norines Quel guardo il cavalier nga opera Don Pasquale Donizetti. I fundit ka performuar tenori italian Alessandro Moccia me arien e Kavaradosit E lucevan le stelle nga opera Tosca e Pucinit dhe arien e Andrea Chenier Colpito qui mavete nga opera Andrea Chenier e Giordano.

Nen gjykimin e jurise

Giovanna Lomasi eshte zevendespresidente e Shoqates Lirike dhe Koncertore Italiane ASLICO me qender ne Milano organizuese e festivalit evropian per kengetare te rinj lirik qe zhvillohet ne bashkepunim me La Scala.

Danuza Luknisova eshte nje nder kengetaret me te njohura ne Sllovaki si soliste e Teatrit te Operes te Sllovakise per 20 vjet me radhe. Luca Targetti ka filluar punen profesionale ne sektorin e muzikes ne vitin 1986 duke bashkepunuar me agjenci operistike dhe koncertale ne Milano Napoli dhe Muumlnchen. Qe nga viti 1997 deri me 2010 ka mbajtur rolin e casting director ne teatrin La Scala e se fundmi eshte drejtor i Akademise se Teatrit La Scala. Jose Francisco Carreres ka punuar si as.regjisor i shume veprave operistike duke punuar krah emrave te medhenj si Emilio Sagi Oracio Aragon prane disa prej teatrove me te medhenj ne Spanje e Itali. Qe nga viti 2008 eshte drejtor artistik i Festivalit te Murcias. Joan Matabosch eshte President i Opera Evropa dhe drejtor artistik i Teatrit te LiceutBarcelona. Hein Mulders eshte administrator dhe drejtor Artistik i Teatrit Kombetar te Operes se Amsterdamit Holande.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›