Nxenesja Egida Zeneli koncert ne TOB
Ne hollin e TOB-it u mbajt keto dite koncerti recital i nxeneses Egida Zeneli e cila studion violine ne Shkollen Kombetare Artistike Jordan Misja. Koncerti filloi me vepra te autoreve Krajsler dhe Drdla. Interpretimi i saj i ngrohte dhe teknika virtuoze ngjalli emocione te vecanta tek te pranishmit qe e kishin mbushur si asnjehere tjeter hollin e TOB-it. Ne kete koncert recital Egida shoqerohej ne piano nga znj. Fatma Spahiu pedagoge ne Akademine e Arteve te Bukura e cila me profesionalizmin e saj te spikatur i dha kompakt emocional kesaj performance. Bashkepunimi i tyre ne keto role eshte i hershem qe kur Egida ka filluar te interpretoje ne skene per publikun apo si pjesemarrese ne konkurse te ndryshme kombetare dhe nderkombetare ku gjithnje eshte dalluar per loje te bukur dhe eshte vleresuar me cmime te rendesishme. Me pas mbremjen e surprizuan bashkemoshataret e saj me shoqerimin e orkestres se pergatitur dhe dirigjuar nga pedagogu i Shkolles Kombetare Artistike Jordan Misja z. Bujar Alliu pjesetare e te ciles eshte dhe Egida. Tingujt e embel te koncertit Nr. 2 Vivaldi te interpretuar nga keta te rinj te talentuar i dhane larmi dhe emocione te tjera ketij koncerti. Egida vazhdon studimet ne klasen e 9-te te kesaj shkolle me mesuese violine znj. Suzana Gruda. Ne themel te arritjeve qe ka sot Ediga pervec talentit dhe perkushtimit te saj qendron edhe puna plot pasion e profesionalizem te larte e mesuese Zanes sic e therrasin shkurt ate.