Madheshtia e purpurit

Frederik Stamati
PURPURI BOTA DHE NE
Kohet e fundit eshte folur shume per purpurin. I rrembyer nga rrjedha e mendimit te pergjithshem vendosa te thosha edhe une dicka. Nuk pretendoj per shume. E njoh historine e perdorimit te ketij ngjyruesi madje e kam per zemer si nje pjese mjaft terheqese ne punimin tim te doktoratures. Do te mundohem qe te shmang gjithcka qe eshte e merzitshme per lexuesin pra kimine dhe do te perqendrohem vetem ne anen psikologjike te tij qe eshte madheshtia sepse keshtu e ka konceptuar njeriu.
Purpuri nxirrej nga molusqet e Mesdheut te tipit Purpurea dhe Murex. Keta molusqe kane nje gjender te vogel me ngjyre te zbete qe permban parangjyren e cila gjate qendrimit ne diell oksidohet dhe kthehet ne ngjyre te kuqe shege fantastike ne purpur. Kimikisht purpuri eshte 66-dibromindigotina. Mekanizmi i transformimit kimik te parangjyruesit nuk dihet mire ende. Thuhet se parangjyruesi eshte helm qe molusqet e perdorin per te paralizuar prene apo kundershtarin dhe per te mbrojtur vezet. Kjo gjender u be fatale per keta molusqe. Njeriu sakrifikoi miliona e miliona prej tyre ne mos miliarda per kenaqesine e syrit te vet.
Se si ishte teknologjia e ngjyrimit ne lashtesi na e tregon Plini ne shekullin e pare pas Krishtit. Kishte dy menyra. E para e eger ishte keshtu thyhej molusku kripej me shap dhe zihej se bashku me fillin qe do te ngjyrosej. E dyta po ashtu e eger shfrytezonte lyerjen e drejtperdrejt te fillit qe do te ngjyrosej me guasken e thyer. Fillimisht materiali i ngjyrosur nuk kishte asnje shenje ngjyre. Ai duhej te lihej ne diell qe te fillonte te shfaqej ngadale ngjyra e kuqe si nje agim. Ngjyrimi kryej ne periudhen kohore nga vjeshta deri ne pranveren e hershme.E tani si kaluam kete pjese te merzitshme por te domosdoshme do ti kthehemi historise e nepermjet saj konceptimit te madheshtise se purpurit.
Konceptimi i madheshtise se purpurit
Qyteti fenikas i Tirit pranohet qe te jete atdheu i ngjyrimit me purpur te nxjerre nga molusqet. Ngjyra e fituar kishte qendrueshmeri dhe shkelqim por ishte shume e kushtueshme. Kerkesa ne rritje per kete ngjyre beri qe qysh ne lashtesi te fillonte falsifikimi i purpurit duke e holluar me mjalte dhe me nje lloj likeni i quajtur Rocella qe rritet aty-ketu ne shkembinjte e ndryshem prane bregut te detit. Deshmite e njohjes nga egjiptianet e lashte te vleres se purpurit te Tirit jane te shkruara ne papiruset e kohes se faraoneve.
Fragmentet e tekstileve te ngjyera me purpur e te zbuluara ne varret e Greqise se Lashte tregojne per perdorimin e kesaj ngjyre edhe ne kete vend ku purpuri ndihmoi ne perhapjen e nje luksi te madh te lashtesise. Thuhet se Kleopatra kishte ne dispozicion te saj nje anije me vela ne ngjyre purpuri.
Bukuria e purpurit i shtyu monarket perse qe ti zbukuronin rrobat e tyre me purpur. Gjate takimit me Aleksandrin e Madh Dariusi mbante rroba purpuri me vija te bardha. Plutarku thote se Aleksandri gjeti ne thesaret e qytetit te Suzes pelhura te ngjyera me purpurin e Hermionit. Bukuria e purpurit qe e shfaqte potencen e vet ne rrezet e diellit ne nuancen e ngjyres se sheges ishte terheqja qe i dha lashtesise nje prirje te madhe ndaj kesaj ngjyre fantastike.
Si fenikasit ashtu edhe greket e vjeter kishin punishtet e tyre te purpurit ne brigjet e Elisit dhe ne rrethet e Athines. Tek greket visheshin me purpur burrat e shquar te shtetit artistet dhe kurtizanet me fame.
Tek romaket purpuri ishte i rezervuar per perandorin dhe rrethin e tij me te afert ai ishte simboli i fisnikerise i pasurise dhe i fuqise. Senatoret dhe gjyqtaret mund te mbanin zbukurime prej purpuri por vetem pushtuesi qe kthehej fitimtar mund te vishej krejt me purpur me nje toge te tille qe e linte ne tempullin e Jupiterit. Sipas Horacit edhe arbitrat e lojerave kombetare mbanin veshje te purpurta. Ne Romen e lashte prodhimi i purpurit kryhej ne punishtet shteterore mbahej sekret nxitej prodhimi ose pezullohej sipas rastit duke u marre edhe masa denimi me vdekje.
Ndersa purpuri rezervohej per shtresat e larta te shoqerise duke i dhene keshtu natyre klasore pjesa tjeter e popullit diskriminohej nepermjet perdorimit te ngjyruesve te tjere te lire dhe pa vlere per bukurine tyre te zbehte. Keshtu deshmohet se kur Roma pushtoi Galine ne shek. I p.e.r. sklleverit mbanin rroba te thjeshta te ngjyera me drurin e qershise se eger.
Mbas renies se Perandorise Romake purpuri kaloi ne oborrin e perandoreve bizantine ku gjate mbreterimit te Konstandinit VII 912-969 arti i ngjyrimit me purpur arriti kulmin e vet. Tani jepeshin dhurate edhe veshje purpuri natyrisht per perandoret. Reliktet e purpurta ruheshin me kujdes prandaj ndodhen edhe sot ne kisha e katedrale.
Qendra kryesore e prodhimit te purpurit ishte ne Bririn e Arte ne Gjinecea e dyta ne Palermo te Sicilise nga prodhimet e se ciles ruhen ende disa mantele te famshem si ai i kurorezimit ai i Enrikut II dhuruar nga Papa Bonifaci VIII pelerina e Karlit te Madh etj.
Renia e purpurit filloi nga shek. XV dhe lidhet me blerjen e minierave te shapit. Mbas kesaj kohe Papa Piu I shpalli ligjin se per arsye ekonomike rroba e kardinaleve nuk do te ishte me e ngjyrosur me purpur por me skarlat alli megjithese titulli purpurati mbajtes te purpurit u mbeti.
Edhe sot ngjyra purpur nuk eshte zhdukur plotesisht. Fise te brigjeve te Afrikes dhe ne Ameriken Latine e perdorin akoma ndonese jo ne nje menyre aq shkaterrimtare por duke shtrydhur gjendren perkatese dhe duke e ruajtur moluskun qe e riperterit.
Purpuri dhe pergamenat
Lashtesia e aplikoi vleren e purpurit edhe ne ngjyrimin e pergamenave sidomos kur ata ishin me germa ari ose argjendi. Dhe ketu kodiket e kuq te Beratit rreshtohen ne pasurite e vecanta te njerezimit.
Purpuri dhe arkitektura
Vite me pare pata rastin te shoh ne Muzeun Arkeologjik te Korfuzit nje kolone me kapitel jonik persiper per te cilin ciceroni thoshte se ka qene i lyer me purpur. Ndonese me sy nuk shihej gje analizat e kishin vertetuar edhe kete aspekt te perdorimit te ngjyruesit te famshem.
Purpuri dhe Iliria
Molusqet e purpurit nuk rriten ne Adriatik dhe ne Jon. Keshtu rezulton se purpuri importohej. Nga A kane ndryshuar tregjet ne vartesi te ndryshimit te qendrave kryesore te prodhimit Nuk dime asgje. Ekziston nje dokument i shkruar ne Ediktin e njohur te perandorit Dioklecian i vitit 301 qe e permend si ngjyre ne qenaret e dalmatikave te mbajtura nga iliret. Dhe nese nuk eshte fjala per ndonje ngjasi te rastesishme te ngjyrave atehere ky eshte dokumenti me i vjeter qe njohim deri sot e qe permend ngjyrues me baze shtazore te perdorur nga stergjysherit tane e pastaj te harruar.
Po pergamena A ngjyhej ketu apo vinte i gatshem Nga ku
Perpjekje per te sqaruar enigmen
Ne vitin 2006 beri nje vizite pune ne Shqiperi dr. Jan Wouters. Ishte ftuar per ceshtjen e ngjyruesve te perdorur ne materialin tekstil te epitafit te Glavinices. Ai punonte ne Koninklijk Instituut Voor Het Kunstpatrimonium Instituti Mbreteror per Pasurine Kulturore ne Bruksel qe eshte nje institucion avangarde ne studimin e trashegimise materiale te kultures me anen e shkencave natyrore. Ne kete institut ndodhet laboratori ndoshta me i avancuar ne bote per analizen e ngjyrave. Vendosa te shfrytezoj rastin. I propozova te analizonim ngjyren e purpurt te kodikeve. Pranoi menjehere. Eumlshte favor te kesh fatin te merresh me percaktime ne objekte te tilla sic jane kodiket Ndoshta do te mund te sqaronim edhe gjera te tjera si origjina dhe lloji i lekures. Me mire se ne ate laborator nuk kishte se ku. Bisedova me prof. Shaban Sinanin ne ate kohe drejtor i Arkivit te Shtetit. Dakord Ishte e shtune. Cfare fati Arkivi ishte i mbyllur dhe nuk beme dot gje. Ky eshte nje nga pengjet qe i kam profesionit tim. Megjithese nuk i dihet ndoshta ne te ardhmen do te krijohet ndonje mundesi.
Bota kerkon
Njeriu nuk ka qene kurre indiferent ndaj sekretit te purpurit. Ekonomia dhe fitimet nxiten studimin. Te paret qe u moren me kete pune ishin njerez te degjuar te shkences se kohes. Keshtu anglezi Cole ne shek. XVII ndoqi modifikimet e ndryshme te ngjyrave te sekrecioneve te disa krustaceve qe permbanin purpur. Fizikanti francez Reamur 1683-1757 zbuloi krustace ne brigjet franceze dhe studioi ndryshimet e purpurit nen veprimin e drites se forte te diellit. Du Monceau 1700-1782 studioi ngjyren e purpurit nen veprimin e ndricuesve te ndryshem. Kerkuesi me i rendesishem i purpurit ka qene zoologu francez Duthiers 1821-1910 i cili zbuloi sekretet e prodhimit te purpurit antik. Keshtu skutat e fshehta te mjeshterise nuk ekzistojne me.