E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heshtje shtypi per 6 muaj

Kryetari i Qeverise Berisha paralajmeron mediat qe te mos pasqyrojne shakate e tij ne raportimet e tyre, perndryshe do u vere embargo gjashte-mujore

Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha, ndërsa fliste për projektligjet për pronat, ka lëshuar batuta me deputetët e PD-së. Batutat e kryeministrit Berisha kanë bërë deputetët e PD-së që të qeshin bashkë me kryeministrin, i cili thoshte se “mund të jem në politikë edhe për 35 vite të tjera” dhe se “reformat janë për një kohë të gjatë dhe nuk duhet të jenë si vegu e Penelopës” etj. Ndërsa mediat po largoheshin nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat, kryeministri Sali Berisha duke buzëqeshur ka kërkuar që “minutazhi i shakave të tij me deputetët të mos merrte minutazhin e diskutimit për reformat”, ndërsa shtoi se, “përndryshe, nuk do t’iu përgjigjem pyetjeve tuaja për 6 muaj”.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›