E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetemaj i mbush bateritë

Përparim Hetemaj do ta shfrytëzojë pushimin e festës së Krishtlindjeve për t’i mbushur bateritë. Mesfushori kosovar ishte pjesë e rregullt e Brescias gjatë vjeshtës, kështu që ai ishte lodhur dhe e mirëpret këtë pushim. Nga Express më 26 dhjetor 2010 në ora 13:35

Përparim Hetemaj ka luajtur konstant gati në të gjitha ndeshjet e Serie A me Brescian, këtë gjysmë sezoni. Periudha e lodhshme vjeshtore ka përfunduar në kohën e festave të fundvitit, përkatësisht asaj të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Mesfushori kosovar i është bashkuar familjes në Finlandë, për t’i mbushur bateritë për sfidat që e presin në sezonin pranveror. “E gjitha familja është bashkuar. Po pushojmë për Krishtlindje, e gjithë familja jemi bërë bashkë”, tha përfaqësuesi finlandez për uebfaqen iltasanomat.fi.

Edhe pse Hetemaj është mysliman dhe nuk i feston Krishtlindjet, ai thotë se kjo festë është bërë tradicionale për familjen e tij në Finlandë, për t’u bërë bashkë. “Për neve, Krishtlindjet nënkuptojmë bashkim për një kohë në shtëpi, si në rastet e festave të tjera”, vazhdoi ai.

Dhurata më e mirë për Krishtlindje për futbollistin drenicas është pushimi dhe bashkimi me familjen dhe me shokët. “Kjo është hera e parë që mblidhemi pas një periudhë të gjatë ndeshjesh. Jam lodhur paksa dhe kjo pauzë vjen në kohën e duhur”, nënvizoi ish-futbollisti i Twentes.

Ai do të rikthehet në Itali më 27 dhjetor, për t’iu bashkuar skuadrës. Brescia e tij nuk ka kohë shumë që të pauzojë, sepse pjesa e dytë e sezonit fillon më 6 dhjetor. Në pranverë, Hetemajn dhe shokët e tij të skuadrës i pret një periudhë mjaft e rëndësishme, duke u nisur nga ballafaqimi me Cesenan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›