Hetemaj imiton Vidalin

Ylli kilian i është bashkuar Bianconerëve në fillim të këtij sezoni nga Bayer Leverkusen dhe është shndërruar në motor të skuadrës së Antonio Contes me angazhimin e tij dhe dinamikën e lojës.
Hetemaj, i cili luan në rol të njëjtë te Chievo ka thënë se synon të mësojë nga Vidali. “Më pëlqen të luajë si Vidal. Vrapoj shumë për bashkëlojtarët e mi dhe jam i lumtur nëse bëjë diçka të mirë për ta”, deklaroi Hetemaj për ‘l’ Arena’.
Kosovari refuzoi të vlerësojë paraqitjet e tij të deritashme këtë sezon. “Nuk e di se çfarë note ti jap vetes, nëse shpëtojmë atëherë sigurisht se do të jetë e mirë por llogaritjet bëhen në fund. Jam i lumtur që kam ardhur këtu, edhe pse kam shpresuar të luajë më tepër”, shtoi ai.
Chievo ka përplot element të rëndësishëm. “Mua më pëlqen shumë Terau, por edhe Sorrentino është futbollist me vlerë të madhe, kualiteti nuk mungon”, përfundoi Hetemaj, i cili te Chievo erdhi në fillim të këtij sezoni në pronësi të përbashkët me Brescian.