E Shtunë, 31 Tetor 2026

1,000 të vrara “për nderë”

Vetëm gjatë vitit të kaluar në Pakistan janë vrarë të paktën 943 gra e vajza, nën pretekstin se kanë çnderuar familjet e tyre, thuhet në një raport të Komisionit të Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Pakistan (HRCP).

Sipas HRCP, në emër të ruajtjes së nderit në vitin 2010 kanë ndodhur 791 vrasje. Në raportin vjetor për vitin 2011, grupi ndërkaq nënvizon se në mesin e viktimave ishin edhe 93 të mitura.

Në mesin e viktimave ishin shtatë femra të krishtera dhe dy të besimit hindus. Përderisa shumica e grave të vrara akuzoheshin për “marrëdhënie të paligjshme”, afro 200 u vranë ngase ishin martuar pa leje.

Shumica e grave janë vrarë nga vëllezërit ose burrat e tyre, ndërkaq disa nga viktimat janë dhunuar nga individë, ose banda të ndryshme, para se të vriteshin.

Megjithë numrin në rritje të vrasjeve të tilla, HRCP lavdëron parlamentin pakistanez, i cili ka miratuar ligje që i fuqizojnë të drejtat e grave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›