E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhandarmeria serbe detyron Pantiqin të kalojë përmes Jarinjes

Të premten xhandarmeria serbe ka ndaluar për disa orë kryetarin ilegal të veriut të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, i cili tentoi të kalojë nga Kosova në territorin e Serbisë përmes rrugëve alternative, duke e detyruar atë të hyjë në Serbi përmes pikës kufitare Jarinje.

Pantiq ka akuzuar ministrin serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daqiq, se serbëve të Kosovës po ua mohon të drejtën e lëvizjes së lirë, derisa zyrtarisht deklarohet për mbrojtjen e tyre nga pushteti i Prishtinës.

“Daqiq është një hipokrit i cili në njërën anë thotë se do t’i mbrojë serbët në Kosovë, ndërsa në anët tjetër ua ndalon atyre lëvizjen e lirë”, ka thënë Pantiq.

Një fat të ngjashëm në këtë pike kufitare e kishte përjetuar të enjten nga xhandarmeria serbe edhe ilegali tjetër, Millan Ivanoviq, i cili pati provuar të hyjë në territorin e Serbisë përmes rrugëve alternative.

Serbët e veriut të Kosovës vazhdimisht ftohen nga strukturat ilegale që të bojkotojnë pikat kufitare zyrtare për shkak të prezencës së doganierëve dhe policisë së Kosovës nëpër këto pika. /Kosovapress/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›