Hetim mikeshave të politikanëve për pastrimin e parave
Qeveria shqiptare ka miratuar disa ndryshime në ligjin për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, duke bërë pjesë të hetimit edhe miqtë e mikeshat e politikanëve. Disa herë ka pasur ankesa se janë pikërisht këta të fundit që pastrojnë paratë për politikanët. Në fund të pikës 10 shtohet një fjali, me këtë përmbajtje: Në këtë kategori përfshihen edhe anëtarët e familjes dhe lidhjet e ngushta shoqërore të personave të ekspozuar politikisht., thuhet në vendimin e djeshëm të qeverisë.
Kështu, në rast se një mik apo mikeshë e një politikani bën një blerje apo një transaksion të dyshimtë, atëherë pjesë e hetimit do jetë edhe politikani i lartë që ka lidhje me të.
Megjithatë sërish mbetet një ligj, njësoj si shumë të tjerë, që nuk gjen zbatim.