E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas shumë zvarritjesh, mazhoranca do shqyrtojë heqjen e moratoriumit ndaj mjeteve lundruese

Share

Pas javësh zvarritje, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që të kalojë për shqyrtim në komisione një amendim të propozuar nga opozita për shfuqizimin e moratoriumit të mjeteve lundruese. Amendimi është propozuar nga deputeti socialist, Artan Gaçi. Çështja është trajtuar shumë shpesh nga mediat dhe opinioni publik ka qenë i ndjeshëm ndaj saj.

Topalli u mundua të zvarriste sa më shumë shqyrtimin dhe votimin e këtij mendimi në parlament për shkak të sensibilitetit që ka kjo çështje në publik, por edhe për faktin se disa deputetë të mazhorancës janë shprehur hapur pro këtij amendamenti dhe kundër mbajtjes në fuqi të moratoriumit, tha Gaçi.

Kryeministri është shprehur kundër heqjes së moratoriumit, duke thënë se në këtë mënyrë do riktheheshin trafiqet, duke pranuar kështu paaftësinë e qeverisë për kontrollin e kufijve, por edhe faktin që shqiptarët duan të arratisen. Ndërkohë nga ana tjetër flet për miliona turistë që vijnë në një vend ku deti është i ndaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›