Hetim parlamentar per incidentin e Rames ne Vjene Rozeta Rapushi
Komision Hetimor per incidentin diplomatik te dy diteve me pare ne Vjene, kreu socialist Edi Rama dhunoi verbalisht dhe fizikisht, diplomatin tone ne kete shtet, Egin Ceka. Ndersa per opoziten, diplomati duhet shkarkuar pasi provokoi dhe prishi mbledhjen qellimisht. Qendrimet u shprehen ne seancen e djeshme plenare, gjate replikave te ashpra mes Kryeministrit, Sali Berisha dhe Kreut te Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruci. “Ky eshte akti me i turpshem. Kryetari juaj do te perfundoje aty ku e meriton per dhunen shtazore dhe rrugacerore. Per cilin prej jush thuhet, se ka rrahur nenen si kafshe? Per cilin pre jush thuhet se ka rrahur bashkepunetoret ne zyre? Ai e ka faktuar se ka probleme te renda psikike ose probleme overdozash. Nese doni jemi gati te sjellim jo 1 por 30 deshmitare. Eshte prekur diplomacia me dhune. Ne do krijojme Komision Hetimor”, - tha Kryeministri Sali Berisha. Ai kerkoi qe hetimi te miratohet nga e hena e ardhshme per te hetuar deri ne fund sipas tij, aktin e paprecedent, te turpshem, amoral qe nuk ka ndodhur kurre ne historine e ketij shteti. Por sipas kreut te grupit socialist, Gramoz Ruci, kryeministri duhet t’i kerkoje falje, Edi Rames, qe tentoi te prishte aktivitetin, i terbuar se Rama u prit nga kreu i Austrise dhe Berisha ka tre vjet qe lutet, por nuk e pret. “Rama zhvilloi nje aktivitet per te dhene vizionin e opozites per problemet e rajonit e me gjere. Midis problemeve te tjera, Edi Rama, me te drejte denjoi te denoncoje nepotizmin dhe mungesen e profesionalizmit ne trupin diplomatik. A ka nepotizem me te madh se Egin Ceka diplomat ne Vjene dhe i ati, Neritan Ceka ne Rome? Ai shkoi ne takim per ta prishur qellimisht ate dhe provokoi perfaqesuesin politik te vendit te tij. Ate duhet ta kishe shkarkuar, qe kur foli me shprehje aspak diplomatike”, - replikoi Ruci. Por kreu i qeverise beri te qarte se hetimi do te kryhet, per faktin e vetem se Rama dhunoi nje nepunes shteti.
BOJKOTI
Pas debateve mes kryeministrit, Sali Berisha dhe kreut te grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, socialistet braktisen seancen plenare. Deputetet socialiste, u larguan menjehere ne prag te nisjes se votimit per ceshtjet e rendit te dites, projektligjet si dhe dekretet e Presidentit te Republikes.
Tahiri: Hetimi me skandalozi ne histori
Ne nje reagim ndaj qendrimit te Kryeministrit Sali Berisha per ngritjen e nje Komisioni Hetimor per incidentin ne Vjene, deputeti socialist, Sajmir Tahiri, tha se pas Komisionit Hetimor per 21 Janarin, atij per Masakren e Tivarit, ky i fundit eshte me skandalozi ne historine e parlamentarizmit. “Fija e barit nuk shpeton kerkend nga mbytja. Keshtu ndodh kur pushteti kthen ne dege partie selite diplomatike, kur monopolizon shtetin e korrupton gjykatat”, - tha Tahiri.