E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rruget e kane bere Shqiperine, nje vend me te mire per te jetuar” Intervistoi: Eglantina Nasi

“Rruga i bashkon njerezit, rruga i kthen njerezit ne shtepi, i afron tek tregjet, i afron tek punesimi. Rruget per mendimin tim e kane bere Shqiperine nje vend me te mire per te jetuar per te gjithe ne”. Keshtu shprehet gjate nje interviste per “KJ”, drejtori i Fondit Shqiptar te Zhvillimit, Benet Beci, teksa pervec projekteve te realizuara prej institucionit qe ai drejton, permend para se gjithash edhe impaktin qe ato kane ne jeten reale te njerezve dhe ekonomine e vendit ne teresi. Duke folur edhe mbi investimet qe FSHZH po kryen dhe ato qe pritet te fillojne se shpejti, Beci citon se

kilometrat e tera rruge te kryera, kane cliruar potenciale te zhvillimit te cilat deri vone, kane qene ne fakt peng i infrastruktures se munguar duke sjelle qarkullimin ne akset kryesore rurale te vendit drejt tregjeve rajonale, qendrave administrative dhe sherbimeve sociale. “Investimet tona kane sjelle nje impakt te drejtperdrejte, vecanerisht ne zhvillimin ekonomik, uljen e varferise dhe shtimin e punesimit”, shpjegon gjithashtu kreu i FSHZH-se...

Z. Beci, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka investuar ne shume akse rrugore rajonale dhe lokale ne rang vendi.

C’vleresim kane marre te tilla projekte?

Programi i rrugeve dytesore dhe lokale eshte nje program kombetar qe synon t’i jape nje zhvillim te vrullshem zhvillimit ekonomik dhe social ne vend nepermjet rehabilitimit dhe venies ne shfrytezim te nje rrjeti kombetar te rrugeve rajonale dhe lokale. Ky program filloi jeten e tij ne vitin 2008 dhe sot, pas me shume se 4 vjetesh nga fillimi i tij, ka inventarizuar me detaje rreth 3800 km rruge rurale; ka siguruar nje fond total prej 368 milione USD nga 9 donatore te ndryshem, qe pritet te shkoje se shpejti ne 420 milion USD. E duke kombinuar nje planifikim te mire, standarde te larta, menaxhimin dhe supervizimin efikas, ka ndertuar dhe ka drejt perfundimit rreth 1500 km rruge me parametra optimale qarkullimi dhe te sigurise rrugore sipas standardeve evropiane. Ngritja e infrastruktures se projektit qe u mbeshtet fillimisht nga Banka Boterore dhe ne vazhdim nga grantet e BE-se, krijoi terrenin per afrimin dhe bashkepunimin e donatoreve te tjere si: BERZH, BEI,CEB, IDB, KfV, OFID, duke e shnderruar programin e rrugeve dytesore ne nje nga programet me me peshe jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne rajon. Madje, ky program, eshte nder te paktet programe te Bankes Boterore qe ka marre vleresimin si “shume i suksesshem” dhe sot eshte duke u perdorur si shembull pozitiv ne programet e tjera qe zbatohen prej saj.

Cfare impakti real po sjellin te tilla investime ne rang vendi? Dhe a mund te na thoni se ne cilat segmente rrugore jeni duke investuar aktualisht?

Investimet tona ne rruget rajonale, te kombinuara me ato qe kryejne aktore te tjere ne rruget rajonale si Fondi i Zhvillimit te Rajoneve, qarqet, komunat, si edhe me akset kryesore kombetare qe jane ndertuar nga ARRSH, e qe se bashku shkojne ne mbi 10 mije km rruge, kane cliruar potenciale te zhvillimit qe deri vone kane qene peng i infrastruktures se munguar duke sjelle qarkullimin ne akset kryesore rurale te vendit drejt tregjeve rajonale, qendrave administrative dhe sherbimeve sociale. Investimet tona kane sjelle nje impakt te drejtperdrejte, vecanerisht ne zhvillimin ekonomik, uljen e varferise dhe shtimin e punesimit. Per sa u perket segmenteve ku po investojme, ato jane, te shtrira ne te gjithe vendin. Ne kemi investuar ne zona me potencial te zhvillimit ekonomik, me dendesi te madhe te popullsise dhe prodhimtari te larte bujqesore dhe blegtorale. Te tilla jane rruget rurale ne zonen e Myzeqese se Madhe, ku mund te permendim Kutalline, Kozaren, Fiersheganin, zonen e Dumrese me Belshin, Fierzen, Kosoven, Grekanin, zonen e Darsise, komunat rreth qytetit te Fierit si Zharrza, Struma, Marinza etj. Investimet tona ne keto zona kane krijuar nje rrjet te brendshem rrugor qe i lidh me njera-tjetren, por mbi te gjitha, i lidh me tregun rajonal te Lushnjes dhe tregjet lokale te qyteteve te Fierit, Elbasanit dhe Beratit. Te njejtin ndikim kane edhe investimet e kryera ne komunat e Tiranes ku mund te permend Baldushkun, Petrelen, Arbanen, Vaqarrin, Shengjergjin, Kasharin, Pezen. Rruget e reja te ndertuara ne kete zone kane lehtesuar qarkullimin e brendshem te tyre, por mbi te gjitha kane shtuar mundesine e rritjes se prodhimit si pasoje e aksesit ne tregun e Tiranes. Investime te ngjashme jane bere ne zonen e Korces ku prodhimet e fshatareve te Fushes se Korces, nga mungesa ne arritjen e tregut, sot aksesohen nga maunet qe shkojne te mbledhin prodhimin, ashtu si edhe ne Kallmet, Hajmel, Fushkuqe, Xarre etj. Por rruget ku ne kemi investuar kane krijuar gjithashtu akse lidhese midis rajoneve te ndryshme te vendit me rruge rajonale. E tille eshte rruga Peshkopi-Kukes ku pervec se jane lidhur mes tyre 16 komuna, eshte rikrijuar edhe nje lidhje organike midis dy krahinave, asaj te Dibres dhe Kukesit, qe ishte i shkeputur per shkak te mungeses se rruges. Sot, nepermjet kesaj rruge, banoret e Peshkopise mund te udhetojne per ne Kukes dhe anasjelltas, ne gjysmen e kohes se udhetimit. Impakt te ngjashem ka rruga qe lidh Rreshenin me Burrelin, ku lidhen per here te pare me rruge te asfaltuar krahinat e Mirdites dhe Matit, duke krijuar gjithashtu edhe nje lidhje dytesore mes dy investimeve kryesore te qeverise shqiptare, Rruges se Kombit dhe Rruges se Arbrit. Te kesaj kategorie jane segmentet rrugore Lezhe-Kallmet-Hajmel-Vau i Dejes; segmenti Librazhd-Diber, segmenti Thumane-Lac-Milot, Kote-Sevaster-Kalivac, etj.

Nje efekt te rendesishem kane pasur investimet tona edhe per nxjerrjen nga izolimi dhe rritja e aksesit ne sherbimet jetesore baze. Mund te permend rastin e Porocanit ne Gramsh, ku nuk kishte pasur asnjehere rruge makine, apo rastin e komunes Kelmend ne Shkoder ku kalimi behej vetem pak muaj ne vit dhe me makine te larte. Nje rast tjeter, eshte edhe ai i Shengjergjit ne Tirane ku fale 18 km te ndertuara rishtaz, kjo komune nga nje zone totalisht e izoluar ne afersi te Tiranes, ka vendosur nje qarkullim normal me kryeqytetin, duke shkuar per me pak se nje ore. Te tilla zona ka shume, mund te permend dhe Lisin ne Burrel, Sinjen ne Berat, Mirasin ne Korce, Ballabanin ne Permet, Shishtavecin ne Kukes etj.

Per interesin e publikut, a mund te na permendni disa segmente rrugore qe fillojne nga puna kete vit?

Fondi Shqiptar per vitin 2013 ka alokuar nje fond prej 94 milion USD, me te cilat parashikohet fillimi i ndertimit per 220 km rruge te reja. Keto rruge, jane ne vijim te investimeve qe kemi kryer deri me sot dhe do te vazhdojne jo vetem te permiresojne aksesin ne tregje dhe te lehtesojne qarkullimin, por do te perkthehen gjithashtu ne vende pune per krahun lokal te punes. Te tilla jane segmentet rrugore Libonik-Rembec-Plase, i cili do te lidhe me rruge nje nga zonat me pjellore te Korces duke stimuluar shtimin e prodhimit nepermjet aksesit ne treg, Kthesa e Patosit-Roskovec, Kruje-Cudhi, Trebisht-Dogane. Gjithashtu, nje sere rrugesh qe mbeshtesin edhe zhvillimin e turizmit si rruga e Thethit, rruga e Borshit, Novosele-Pishporo, etj.

Ju permendet edhe ndikimin e rrugeve ne zhvillimin e turizmit. A e keni pasur ne fakt kete element te rendesishem, ne fokus te investimeve tuaja?

Qeveria shqiptare ka pasur ne fokusin e investimeve te saj zhvillimin e turizmit, vecanerisht nepermjet permiresimit te infrastruktures per zonat bregdetare, zonat malore me potencial turistik si edhe objektet e trashegimise kulturore. Ne kete kuader, ka patur nje sere projektesh konkrete te realizuara nga Ministria e Turizmit, Rinise dhe Sporteve, Ministria e Puneve Publike, projekti i suksesshem i Menaxhimit te Integruar dhe pastrimi i zones bregdetare etj. Gjithashtu, FSHZH-ja, nepermjet programit te rrugeve rurale dhe programeve te tjera ne zbatim, ka investuar drejtperdrejte ne kete fushe. Sot, fale investimeve tona bregdeti i Velipojes, Shenkollit, Tales, Fushekuqes, Ishmit, Xhafzotajt, Kryevidhit, Dermenasit, Nartes, Orikumit, Sukthit, Gjepales, Kunes ose me shume se gjysma e vijes bregdetare, eshte e aksesueshme dhe me nje potencial te gatshem per zhvillimin e turizmit bregdetar. Gjithashtu, kemi bere te mundur investimin ne mjaft akse te rendesishme rrugore per zhvillimin e zones se Alpeve. Keto investime perfshijne rrugen Hani i Hotit-Tamare-Vermosh, fillimin e rruges Boge-Qafe Thore per ne Theth, rrugen e Dukagjinit, rrugen e Lekbibajt, ndertimin e Qendres per Zhvillimin e Turizmit ne Valbone, si dhe furnizimin me uje te rreth 20 fshatrave ne Kelmend, Theth, Valbone etj.

Ndersa nje sere objektesh te trashegimise kulturore si Parku i Antigonese, i Bylisit, i Finiqit, Kalaja e Kepit teRodonit, Kalaja e Lezhes, Kalaja e Kanines, Kalaja e Drishtit etj, jane bere te vizitueshme nga turistet vendas dhe te huaj fale rrugeve qe jane ndertuar rishtazi. Ne kete kuader, edhe rruga e Borshit eshte nje nga segmentet rrugore ku ne do te fillojme punimet se shpejti. Aktualisht, eshte perfunduar projekti teknik dhe kane filluar procedurat per prokurimin e punimeve.

Por institucioni juaj mesa dime, eshte duke zbatuar edhe nje sere projektesh ne fushen e ujesjelles-kanalizimeve. A mund te na banime dije disa prej tyre?

Po. Programi i Rrugeve Dytesore dhe Lokale nuk eshte ne fakt, i vetmi program qe ne po menaxhojme. Gjithashtu, jemi duke rehabilituar rrjetin e ujesjellesve ne tre qarqe te Veriut, nepermjet nje programi te financuar nga Banka Gjermane, KfV. Nepermjet ketij programi, jane ndertuar 25 skema ujesjellesish qe furnizojne 28 fshatra me mbi 50 mije banore te qarqeve Diber, Kukes dhe Shkoder. Ky program, fale zbatimit te kenaqshem te tij, ka siguruar edhe financimin e nje faze te dyte prej 5 milion eurosh qe do te ndertoje ujesjelles per 21 fshatra te tjere me rreth 20 mije banore. Gjate vitit qe sapo kaloi, ne mbeshtetje me planifikimin e zhvillimit lokal te 16 komunave me potencial zhvillimi turistik, nepermjet nje programi te financuar nga Banka e Keshillit te Evropes per Zhvillim (CEB). Keto projekte te kombinuara se bashku me elemente te planeve te zhvillimit lokal dhe trajnimeve te organizuar nga Qendra Burimore e FSHZH-se, si pjese e nje strategjie te planifikuar te FSHZH-se, perbejne nje nderhyrje te integruar ne funksion te permiresimit te standardeve te jeteses dhe ofrimit te potencialeve te zhvillimit per komunitetet lokale.

Cilat jane pershtypjet tuaja nga ajo qe keni vene re gjate punes ne terren?

Aktiviteti qe ne kryejme, eshte ne sherbim te zhvillimit te zonave qe kane nevoje per ndihme per te ecur perpara drejt zhvillimit. Ajo qe vleresoj tek njerezit qe kemi takuar dhe qe kane qene perfitues ne investimet e kryera, eshte deshira dhe shpresa per ta permiresuar jeten e tyre, por edhe ate te komunitetit. Ne vete permendim shifra dhe numra, por ne fund te fundit, jane njerezit ata qe perfitojne drejtpersedrejti nga investimet qe kryejme. Do te permendja nje rast kur po vizitonim nje segment rrugor ne fshatin Peshtan i Madh, ku sapo kishim mbaruar shtrimin e nje rruge te re prej 8.5 km. Nuk eshte nga projektet e medha qe ne kemi realizuar, por kishte nje impakt mbreselenes. Na ftuan ne shtepine e familjes Duraj, dhe degjuam rrefimin mbi kthimin e tyre pas shume vitesh emigracion ne Greqi. I zoti i shtepise, Elham Duraj, na tregoi se jane kthyer nga emigracioni sapo ka filluar ndertimi i rruges dhe se kursimet e punes ne emigracion, ka filluar t’i investoje ne rregullimin e shtepise dhe ne bujqesi. “Tani jeta eshte me e thjeshte, - na tha ai, -me perpara duhej 1 ore e gjysme te shkonim ne Fier dhe as behej fjale per makinat e vogla, tani per 10 minuta i cojme prodhimet tona ne treg”. Por nuk ishte vetem kjo qe e gezonte ate dite kete familje. Lajmi qe na e thane shume te lumtur ishte se edhe djali i tyre 26-vjecar, kthehej familjarisht ate te diele nga emigracioni, per te rifilluar jeten e tij ne Peshtan, per te punuar ne token e tij, prane familjes se tij, per nje jete me te mire. Pra, sic e shikoni nje familje qe kishte vite qe ndiqte ne emigracion nje enderr per nje jete me te mire, per shkak te nje investimi te rendesishem, arrin ta gjeje ate ne vendin e saj. E gjithe kjo vjen nga ndikimi qe ka rruga ne jeten tone. Rruga i bashkon njerezit, rruga i kthen njerezit ne shtepi, i afron tek tregjet, i afron tek punesimi. Rruget per mendimin tim e kane bere Shqiperine nje vend me te mire per te jetuar per te gjithe ne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›