E Diel, 1 Nëntor 2026

“Hetim sektorëve të ekonomisë, priten ulje çmimesh në tregun e pakicës”

Autori i Lajmit: red.
Gjatë këtij viti Autoriteti i Konkurrencës do të kryejë hetime të thelluara në sektorët kryesorë të ekonomisë me qëllim ruajtjen e konkurrencës së ndershme mes kompanive dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Drejtuesit e këtij institucioni kanë raportuar në komisionin parlamentarë të ekonomisë, lidhur me analizën e punës për vitin 2008. Gjatë kësaj periudhe Autoriteti i Konkurrencës kreu hetime për sektorin e energjisë elektrike, tregun e karburanteve atë të telefonisë dhe miellit. Në bazë të këtyre hetimeve shuma e penaliteteve të vendosura është afërsisht 100 milionë lekë në total dhe të gjitha procedurat aktualisht ndodhen në gjykatë. Drejtuesit e Autoritetit të Konkurrencës bëjnë të ditur se së shpejti do të bëhen publike rezultatet përfundimtare të hetimit të tregut të karburanteve. Masat që do të rekomandohen pritet të çojnë në një ulje të çmimeve në tregun e shitjes me pakicë.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›