Gjimnazistët fitues të Olimpiadës Kombëtare
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës shpalli dje fituesit e Olimpiadës Kombëtare të Fizikës për nxënësit e shkollave të mesme të zhvilluar në muajin shkurt. Bazuar në listën e fituesve të klasës XII rezulton që nxënësja e parë fituese është Lorela Cano (55 pikë) me çmimin e parë në shkollën e mesme “Aulona”, Vlorë; në vendin e dytë renditet Deviol Sardi me 47 pikë shkolla e mesme “A. Z. Çajupi”, Tiranë; Armil Rako, 43 pikë çmimi i tretë, shkolla e mesme “Qemal Stafa”, Tiranë. Mes klasave XI fitues i çmimit të parë është Ergys Zgura, 48 pikë shkolla e mesme “Naim Frashëri”, Durrës; Erand Mulla, 48 pikë renditet në çmimin e dytë, shkolla e mesme “Hasan Tahsin”, Sarandë. Për klasat X ka fituar çmimin e parë Jeta Limani, 60 pikë nga shkolla e mesme “Hydajet Lezha”, Lezhë; Viola Kuqi, 35 pikë me çmimin e dytë, shkolla e mesme “At Shtjefën Gjeçovi”, Laç, Kurbin. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, nëpërmjet Drejtorive Arsimore Rajonale organizon çdo vit pesë olimpiadat kombëtare (në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, biologji, dhe letërsi). Nga këto konkurse çdo vit spikasin dhe nderohen me çmime rreth 150 nxënës të talentuar të moshave nga 14-18 vjeç. Deri më sot Shqipëria ka marrë pjesë në 23 olimpiada ballkanike dhe 7 botërore. Rezultatet pozitive të nxënësve tanë, në aktivitetet shkencore jashtë shtetit, tashmë janë bërë një realitet i pranueshëm nga juritë ndërkombëtare. Ky rezultat është edhe një fryt i punës së mësuesve në shkollat e mesme të vendit, vlerëson MASH. Por nga ana tjetër nismat e ministrisë për të stimuluar nxënësit dhe studentët e shkëlqyer po vazhdojnë që prej tre vitesh.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009