Taksë 10 % për 60 mijë biznese të vegjël
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për tatimin mbi të ardhurat 10 për qind për biznesin e vogël.
Kështu, janë 60 mijë subjekte, të cilat do të detyrohen të paguajnë për herë të parë tatim-fitimin, që do të dalë në bazë të xhiros ditore. Me këtë vendim, biznesi i vogël detyrohet që të mbajë një kontabilitet si biznesi i madh, për të ardhurat dhe shpenzimet.
Formula e pagesës për tatimin 10%
Ministria e Financave nga ana e saj sqaroi si do të bëhet aplikimi i taksës së sheshtë për biznesin e vogël dhe implikimet e mundshme mbi të. Sipas burimeve të kësaj ministrie, për të shmangur çdo keqinterpretim të qëllimtë dhe për ta kuptuar më mirë aplikimin praktik të saj, drejtoria përkatëse e këtij dikasteri jep një shembull konkret: "Biznesi x është i regjistruar si subjekt i taksës vendore mbi biznesin e vogël dhe realizon një xhiro vjetore prej 7 milionë lekë. Taksa vendore mbi biznesin e vogël llogaritet duke shumëzuar xhiron vjetore me shkallën tatimore prej 1,5% dhe paguhet në 4 këste të barabarta për çdo tremujor. Subjekti x duhet të paguajë pranë komunës a bashkisë një taksë vjetore të barabartë me 7 milionë x 1,5%=105.000 lekë. Me përfundimin e vitit kalendarik subjekti duhet të dorëzojë pranë degëve të tatimeve një pasqyrë të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe të llogarisë fitimin e tatueshëm e më tej tatimin përfundimtar", konfirmon zyra e shtypit të ministrisë. Duke e bërë më transparent këtë detyrim, këto burimeve sqarojnë: "Të supozojmë se subjekti ynë ka 6 milionë lekë shpenzime të zbritshme ku përfshihet kosto e mallrave dhe shërbimeve të blera, pagat, sigurimet shoqërore, qeratë, faturat e energjisë, telefonisë, amortizimin e aktiveve të qëndrueshme dhe çdo shpenzim tjetër të lejuar nga ligji. Diferenca mes të hyrave gjithsej dhe shpenzimeve të zbritshme na jep të ardhurat e tatueshme të cilat në rastin tonë do të ishin 7 mln – 6mln= 1 milionë lekë. E ardhura e tatueshme po te shumëzohet me shkallën tatimore prej 10% na jep tatimin real mbi të ardhurat personale që duhet të paguante subjekti: 1 mln x 10%=100.000 lekë. Por ndërkohë subjekti ka parapaguar 105.000 lekë pranë bashkive dhe komunave të cilat janë të zbritshme nga tatimi real.
Rastet e tjera
Në rastin tonë subjekti ka paguar 105.000-100.000=5 mije lekë më shumë, sesa duhet ndaj ligji thotë se në këtë rast subjektit i lind e drejta për të kërkuar rimbursim për tatimin e paguar tepër. Ky rimbursim jepet nga fondet e pushtetit qendror dhe të ardhurat e bashkive dhe komunave nuk preken.", bënë të ditur burimet e ministrisë së Financave.
Ministria e Financave
Bilanci i parë, gati këtë javë
Ministria e Financave bën të ditur se bëhet fjalë për rreth 60 000 subjekte, të cilët kategorizohen si biznese të vegjël, që do t i nënshtrohen tatimit në masën 10 për qind mbi fitimit të tyre. Sipas ekspertëve në këtë ministri, pritet që këto ditë të bëhet bilanci i parë, ku do të përfshihen bizneset e vegjël në pagesën e kësaj takse. Ministria e Financave ka parashikuar që përmes një formulari të gatshëm, i cili është miratuar tashmë dhe do të shkarkohej elektronikisht, do të bëhet i mundur deklarimi i të ardhurave të biznesit, duke mos pasur nevojën e ndërmjetësisë së një eksperti kontabël. Të ardhurat reale të biznesit të vogël do të merren të mirëqena në bazë të vetëdeklarimit që ato bëjnë gjatë vitit.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009