Të verbrit në protestë, duan rritje asistence
Autori i Lajmit: red.
Paraditen e djeshme në qytetin e Shkodrës është zhvilluar një protestë e rreth 30 personave që nuk shikojnë. Ata janë mbledhur para godinës së prefekturës së qarkut duke paraqitur disa kërkesa për zgjidhje. Oratorët në këtë takim deklaruan se pushteti qendror duhet të mendojë për rritjen e pagesave të tyre, të cilat kanë mbetur të njëjta që në vitin 2005. Gjithashtu, ata kërkuan edhe përjashtimin nga taksimi si dhe të merren masa për punësimin e personave që nuk shikojnë. Protestuesit thanë se shumë nga premtimet që iu bënë disa vjet më parë nuk janë mbajtur dhe se ata do të përshkallëzojnë protestat e tyre deri në plotësimin e kërkesave. Për më tepër ata kanë kërkuar solidaritet edhe nga personat që nuk shikojnë dhe që banojnë në qytetet e tjera të vendit.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009