E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetim telefonatave te Topit Rames e Kryeprokurores

/ /

Lista fillon me Presidentin e Republikes Bamir Topi Kryeministrin Sali Berisha Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli e me pas me kreun e opozites Edi Rama Kryeprokuroren Ina Rama si dhe dy kreret e SHISH drejtorin dhe nendrejtorin. Deputetet e PD-se do te hetojne se me ke kane folur ne telefon gjate muajit janar duke e lidhur me ngjarjet e 21 janarit e me pas te kerkojne shpjegime per keto telefonata e per permbajtjen e tyre duke i thirrur ne seanca degjimore vete personalitetet. Lista permban edhe mese 10 deputete socialiste te cileve do tu merren tabulatet per gjithe muajin janar. Deputeti i PD-se Enkelejd Alibeaj sqaroi dje se do te kerkohen tabulatet e telefonit pra te gjitha thirrjet numrat qe keto personalitete kane bere dhe kane marre ne telefonin e tyre celular per gjithe muajin maj. Te marrim informacion mbi bashkeveprimin e titullareve te ketyre institucioneve nepermjet marrjes se skedareve te regjistrimit te thirrjeve dhe komunikimeve te titullareve te ketyre institucioneve. Kjo kerkese eshte e bazuar ne nenin 4 dhe 15 te ligjit per Organizmin dhe funksionim e komisioneve hetimore bazohet ne nenin 191 te Kodit te Procedures Penale qe i jep te drejten Komisionit Hetimor per te eksploruar provat sipas procedures penale dhe eshte e bazuar ne ligjin per komunikimet elektronike konkretisht ne nenin 101. Une kerkoj nga depozitaret qe ne baze te ligjit kane detyrimin per te skeduar tablatet te ketyre personave sqaroi deputeti demokrat Alibeaj. Deputeti kerkoi emrat e 20 personave por ne liste u shtua edhe emri i Pjerin Ndreut me kerkese nga deputeti Fatos hoxha. Une do te kerkoj qe ne kete liste te perfshihet edhe emri i Pjerin Ndreut pasi nga te dhenat paraprake na rezulton se eshte nje nga ekzekutoret me aktive te ketij grushti shteti. Kerkoj qe te jete ne kete liste edhe emri i tij ne detyren si kryetar i PS-se per qarkun e Tiranes tha Hoxha.
Tabulatet
Konkretisht ne listen e 21 personave qe do tu merren tablatet e telefonit per muajin janar do te jene Kryeministri Sali Berisha Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli Presidenti i Republikes Bamir Topi ministri i Brendshem Lulzim Basha Kryeprokurorja Ina Rama drejtori i pergjithshem i SHISH Bahri Shaqiri nendrejtori i pergjithshem i SHISH Ylli Alushi kryetari i PS-se Edi Rama komandanti i Gardes Ndrea Prendi deputetet e PS Fidel Ylli Bashkim Fino Paulin Skerkaj Tom Doshi Gramoz Ruci Namik Dokle Fatmir Xhafa Saimir Tahiri Taulant Balla Ilir Gjoni Erjon Brace Besnik Bare Ilir Beqja Dashamir Peza Arben uko Asllan Dogjani Ndue Kola Armando Prenga e Gjok Jaku. Lista mbyllet me kreun e PS-se per qarkun e Tiranes Pjerin Ndreu dhe me dy kryetaret e partive Skender Gjinushi e Spartak Ngjela. Besoj se te gjitha shoqerite perkatese kane detyrimin ligjor dhe mundesine qe nje pergjigje te tille shkresore te na i sjellin brenda nje afati 5-ditor perfundoi deputeti Alibeaj. Nderkohe Kryeministri Sali Berisha do te zhvilloje seancen e pare degjimore me deputetet e Komisionit Hetimor Parlamentar ku do te flase per protesten e dhunshme te dates 21 janar. Kjo seance do te zhvillohet diten e hene pasdite e me pas do te vijojne edhe seanca te tjera degjimore duke filluar me te gjithe kreret e institucioneve qendrore.

TahiriSmund te pergjohen personat me imunitet

Deputeti i PS-se Saimir Tahiri reagoi dje pas kerkeses se komisionit hetimor per marrjen e tablateve te krereve te shtetit duke thene se eshte antikushtetuese qe te hetohen personat me imunitet. Berisha ka per qellim instalimin e nje diktature te pashpallur. Per sa kohe komisioni eshte antikushtetues edhe vendimet e ketij komisioni jane antikushtetuese. Kryeministri ka per qellim asgjesimin e hetimeve nga institucioni i Prokurorise lidhur me ngjarjet e 21 janarit duke dashur ta ktheje ne nje hetim qeveritar. Te gjithe ata qe Berisha kerkon ti pergjoje gezojne imunitet u shpreh Tahiri. Por i menjehershem ka qene reagimi i kreut te Komisionit hetimor Eduard Halimi i cili sqaroi dje se nuk behet fjale per pergjim te telefonatave por vetem te thirrjeve hyrese e dalese ne telefonin celular. Dokumentet e kerkuara nuk jane te nivelit teper sekret sepse  gjenden lehtesisht ne zyren e finances se cdo institucioni ku kompania e telefonise bashke me faturen financiare tatimore dergon dhe detajimin e cdo skedari tabulati te mbajtesit te numrit tha Halimi.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›