E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e Fyles per Berishen para protestes Zgjidh krizen

/ /

Ne letren e plote te Komisionerit te Zgjerimit te Bashkimit Europian Stefan Fyle drejtuar Kryeministrit Sali Berishes tri dite para protestes se 21 janarit sipas TCH thuhet se objektivat per Shqiperine do te publikohen ne muajin tetor duke lene te nenkuptuar se koha per reformat dhe zgjidhjen e krizes politike eshte e limituar. Komisioni do te monitoroje nga afer progresin e bere ne arritjen e prioriteteve kyce sikunder dhe ne prioritetet e tjera qe percakton Opinioni duke perfshire dhe permes misioneve te eksperteve verifikues. Progresi ne permbushjen e prioriteteve kyce do te analizohet ne paketen e ardhshme te zgjerimit qe do te publikohet ne tetor 2011. Ne jemi te gatshem te vazhdojme bashkepunimin tone te mire me Shqiperine gje qe nje dite do te coje ne hapjen e negociatave per anetaresim te BE-se me vendin tuaj. Me shume perpjekje jane te nevojshme perpara celjes se negociatave per anetaresimin ne BE permiresimi i funksionimit te institucioneve demokratike forcimi i shtetit ligjor dhe luftes ndaj korrupsionit e krimit te organizuar dhe gjurme provash solide per te gjitha keto. thuhet ne kete leter. Vetem 3 dite para protestes se 21 janarit Komisioneri europian Stefan Fule ka shprehur gatishmerine e tij permes kesaj letre per tu perfshire serish ne zgjidhjen e ngercit politik. Jam i sigurt se ju ndani me mua shqetesimin madhor per vazhdimin e ngercit politik qe perben nje pengese serioze ndaj permbushjes se kritereve te Kopenhages. Gjithashtu ai po mban peng reforma te rendesishme te nevojshme per progresin drejt BE-se dhe po demton imazhin e pjekurise politike e demokratike te Shqiperise cfare vendi eshte perpjekur ta ndertoje gjate dy dekadave te fundit. Te dy bashke shumica ne pushtet dhe opozita ndajne pergjegjesine per te cuar situaten drejt nje fundi. Gjetja e zgjidhjes tashme eshte shume e vonuar. Rinisja e aktivitetit te plote parlamentar eshte e domosdoshme per Shqiperine qe te fokusohet ne sfidat e ardhshme ne rrugen drejt BE-se. Duke rikujtuar konkluzionet e 14 dhjetorit nga Keshilli i Ministrave te Pergjithshem mbi Zgjerimin une ju inkurajoj qe te perqendroheni se bashku me opoziten ne rivendosjen e nje dialogu konstruktiv e te qendrueshem politik pa marre parasysh konsiderata te tjera politike e elektorale. Nese mireprisni ndihmen tone ne jemi te gatshem te ndihmojme te dy palet per te kapercyer dallimet e pazgjidhura mes tyre thuhet me tej ne leter. Me tej Fyle shprehet se zgjedhjet lokale jane te rendesishme per Shqiperine duke kerkuar nje reforme zgjedhore. Keto zgjedhje do te sigurojne nje mundesi qe Shqiperia te permiresoje me tej praktikat e se kaluares dhe te deshmoje aftesine e saj per te bere zgjedhje ne permbushje te plote me standardet e njohura nga europianet e nderkombetaret si standardet per zgjedhje demokratike. Per kete kerkohet adresimi ne kohe ndaj rekomandimeve te OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve te 2009 thuhet me tej ne letren e plote te Komisionarit Fyle.
Nderkohe behet e ditur se ne mbledhjen e ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian diten e hene ne Bruksel do te diskutohet edhe per Shqiperine. Ministrat e Jashtem do te flasim per ngjarjet dhe protestat ne nje sere vendesh problematike por sa i perket nivelit te demokracise se tyre.

Fisher Zgjidhja e krizes vetem nga nderkombetaret

Presidenti Topi te ishte me aktiv te paraqese kompromisin

Profesori amerikan Bernd Fisher nje studiues i historise se Shqiperise tha dje per Zerin e Amerikes se zgjidhja e krizes politike ne Shqiperi mund te vije vetem nga nje angazhim me i madh i nderkombetareve. Ai tha se do te donte gjithashtu te shihte nje angazhim me te madh nga Presidenti Bamir Topi dhe se sugjerimet per zgjidhjen e situates duhet te jene konkrete.
Prof. Fischer protesta e javes se kaluar perfundoi ne dhune dhe shenoi nje hap pas per Shqiperine. fare mendoni per zhvillimet e fundit
Situata ne Shqiperi duket se degjeneroi nga politika ne tragjedi. Ne patem ketu ne Shtetet e Bashkuara nje tragjedi ne Tuson dhe Presidenti Obama dha nje nga fjalimet e tij me te mira sipas mendimit tim pas kesaj tragjedie per te zbutur situaten politike me synimin per te ulur tonet. Mendoj se kjo pati efekt. Kur pashe ngjarjet e se premtes se kaluar ne Shqiperi mendimi im i pare ishte qe megjithe tragjedine kjo mund ti ofronte Shqiperise mundesine e nje momenti te ngjashem me ate qe ndodhi ketu ne Shtetet e Bashkuara ku udheheqesit e Shqiperise te ngriheshin dhe te tregonin aftesine e burrave te shtetit. Fatkeqesisht kjo nuk ndodhi.
Nje pjese  e madhe e problemit ishte retorika e ashper politike se ciles iu atribua gjeresisht acarimi i situates. Ju thoni se shpresoni qe palet te ulen dhe te bisedojne. Mendoni se kjo do te ishte e mundur ne nje klime te tille
Mendoj se ne kete pike duket se nuk eshte e mundur. Ne kete pike e vetmja zgjidhje e mundshme te pakten sipas kendveshtrimit tim eshte nje angazhim me i madh i komunitetit nderkombetar. Besoj se eshte mjaft e qarte se nuk do te kete nje kompromis te nisur nga palet shqiptare mes dy partive kryesore politike. Mendoj se situata eshte bere aq serioze sa te kerkoje nje angazhim me te madh nga ana e Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara. Une e pershendes ashtu si gjithkush shpresen e shprehur nga ambasadori i Shteteve te Bashkuara dhe nga Zv.Ndihmes Sekretari i Shtetit per Europen Tom Kantrimen si edhe nga perfaqesuesit e Bashkimit Europian qe toni i debatit politik te zbutet por kjo sipas mendimit tim nuk eshte e mjaftueshme pasi duhet shoqeruar me sugjerime konkrete per te ndihmuar ne krijimin e kushteve per nje kompromis mes dy paleve. Fatkeqesisht nuk mendoj se skena politike shqiptare mund ta realizoje kete vete. Mendoj se eshte e nevojshme nje pjesemarrje me e madhe e aktoreve nderkombetare. Do te kisha deshire qe Presidenti Topi te ishte me aktiv. Ai ka bere thirrje per qetesi paqe dhe kompromis por ndoshta eshte koha qe Presidenti te paraqese disa sugjerime per sa i takon ceshtjes se cilet jane ata qe duhet te ulen per kompromis dhe cfare ceshtje do te diskutohen. Sic e thashe gjendja kerkon angazhimin me te madh te komunitetit nderkombetar dhe sugjerimi i BE-se qe Shqiperia ta zgjidhe vete kete situate mban rrezikun per dhune tjeter te mundshme.
Por ndermjetesimi nder-kombetar nenkupton qe palet te kene vullnetin per kompromis. Kriza politike ne Shqiperi filloi qe pas zgjedhjeve te vitit 2009. fare do ta bente kete angazhim te efektshem
Mund te ndiqej nje metode e sugjerimeve e shoqeruar me kushte por ne te kaluaren BE-ja e ka bere nje gje te tille dhe nuk ka pasur rezultat. Nuk besoj se BE-ja gezon ate besueshmeri qe ka pasur keshtu qe angazhimi amerikan mund te jete me i dobishem. Mendoj se ajo qe do ti jepte shtyse diskutimeve do te ishte qe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara te paraqisnin sugjerime konkrete qe sipas mendimit tim mund te kishin te benin me strukturen e zgjedhjeve. Per shembull une mendoj se do te ishte shume e dobishme te behej dicka per menyren sesi numerohen votat ne Shqiperi. Emerimi i militanteve te partive si komisionere zgjedhjesh eshte shume i gabuar dhe eshte e qarte qe nuk ka funksionuar. Mendoj se ky ishte problemi kryesor i zgjedhjeve te vitit 2009 ishte nje problem madhor ne vitin 2005. Mund te kete disa rrugezgjidhje. Mendoj se do te duhen vite ne Shqiperi per te krijuar nje sherbim punonjesish civile ku mund te identifikosh individe qe nuk jane lidhur me asnje nga partite qe ta kryejne kete rol. Kjo do te ishte zgjidhja ideale. Por per sa i takon perspektives afatshkurter zgjedhjet po vijne perseri dhe asgje nuk ka ndryshuar. Pse duhet te presim qe te jene me efektive se ne te kaluaren nese nuk ndryshon asgje Une do te propozoja qe te merrej me kontrate nje firme nderkombetare qe te ishte absolutisht objektive ne numerimin e votave. Pra une sugjeroj propozime konkrete nga Presidenti nga BE-ja nga SHBA dhe nje presion te konsiderueshem ndaj paleve qe te ulen per kompromis.
Nje nga problemet me te medha ne Shqiperi qe pas renies se komunizmit dhe qe vazhdon ende edhe sot eshte anashkalimi i institucioneve e thene ndryshe berja e politikes jashte institucioneve. fare do te thote kjo per demokracine ne Shqiperi
Kjo tregon se demokracia dhe shteti ligjor nuk jane vendosur plotesisht. Nje nga arsyet eshte se edhe institucionet vete jane pak a shume zgjatime te partive politike. Te ashtuquajturat institucione te pavarura nuk kane pavaresine qe u duhet dhe kjo pjeserisht sepse ata qe i drejtojne ato jane te emeruar politike. Kjo sigurisht qe do kohe te realizohet. Shqiperia ka pasur nje nga regjimet komuniste me te ashpra ne bote dhe do te duhet kohe qe te kapercehen pasojat politike te regjimit Hoxha. Por nese krijohet sherbimi civil institucionet do te fitojne respektin e popullsise qe une mendoj se nuk e kane pasi shihen si zgjatim i nje partie apo tjetres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›