E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Topi nuk pa dhunen

/ /

Zonja Topalli kemi nje Komision Hetimor Parlamentar enkas per te hetuar ngjarjet e 21 janarit. Ne perfundim te ketij hetimi nese do te rezultoje pas gjithe hetimit gjitheperfshires qe Kryeprokurorja apo kryesocialisti Rama kane organizuar vertete nje puc shteti per te marre kete pushtet me dhune qe sic thoni ju Rama nuk arriti ta marre me vote me 28 qershor a do te kemi nga Parlamenti nje vendim per te shkarkuar Kryeprokuroren apo cila do te jete masa qe do te merret ndaj kryesocialistit Rama
Parlamenti do ti tregoje te gjithe te verteten shqiptareve dhe per kete eshte teresisht i angazhuar. Ka disa segmente ne shtetin shqiptar qe kerkojne qe pushtetin e ekzekutivit te mos e quajne si pushtet. Ne fakt ekzekutivi eshte zemra e shtetit shqiptar dhe me 21 janar eshte sulmuar zemra e shtetit shqiptar me qellimin qe deshtoi per te rrezuar nje qeveri te ligjshme dhe per te ardhur permes forces ne karrigen e ekzekutivit. Te gjithe ata qe ia mbyllen veshet sherbimeve te shtetit ia mbyllen edhe syte sherbimeve te shtetit pa dyshim qe jane brenda ketij skenari pucist. Dhe nese shqiptaret ende se kane kuptuar une prandaj jam sot ketu. Ka qene nje skenar pucist me ne krye zotin Rama qe kerkojne te rrezojne me dhune nje pushtet legjitim. Prishja e marreveshjes nga zonja Ina Rama ne prani edhe te faktoreve te rendesishem nderkombetare pas se ciles gardistet do te hetoheshin por zonja do te terhiqte urdhrin e ndalimit eshte nje akt jashtezakonisht i rende. Ata qe urdherojne zonjen Ina Rama per te prishur nje marreveshje te tille mbajne pergjegjesi para shtetit dhe para shqiptareve. shte jashtezakonisht e rende Kjo me ben te mendoj se zonja Ina Rama kerkon ti shkoje deri ne fund ketij skenari per te rrezuar me dhune zemren e shtetit.
Kemi pare Kryeministrin Berisha i cili ka kerkuar nga Presidenti i Republikes te reflektoje sic duhet ndaj ngjarjes se 21 janarit. Zoti Kryeminister ka theksuar se Presidenti i Republikes ne asnje moment nuk eshte shprehur realisht per ate qe ndodhi dhunen ndaj Kryeministrise. Ju si e shikoni ne te vertete pozicionin e Kryeministrit dhe mosmbledhjen e Keshillit te Sigurise nga ana e Presidentit a duhet apo nuk duhet ta mblidhte
Zoti Berisha eshte duke i thene nje here ne dite dy here ne dite tri here ne dite shqiptareve vetem te verteten. Hapni uebsaitin e Presidentit te Republikes shikoni deklaraten e dates 21 janar te zotit Topi dhe aty ju nuk do te gjeni fjalen dhune. Kjo eshte e verteta qe zoti Berisha po u thote shqiptareve dhe kjo eshte e verteta qe edhe une do tua them shqiptareve sepse e kam pare dhe fjalen dhune nuk e gjej. Me duket e pabesueshme qe ne deklaraten e pare fjala dhune nuk permendet. Me duket e rende qe urdherohen qe tu mbyllen veshet edhe syte sherbimeve sekrete qe te mos shohin dhunen fakti qe zonja Rama prishi nje marreveshje jo vetem eshte e vendosur per arsyet qe i di ajo ti shkoje deri ne fund ketij skenari qe ne fakt ka deshtuar me 21 janar dhe qe do te marre pergjigjen sa here qe te ndodhe sa here qe te perseritet. Shteti shqiptar ka nje detyre dhe shqiptaret duhet ta dine se keto skenare te pergatitura nga zoti Rama me 21 janar dhe segmente te tjera te caktuara per te permbysur me dhune nje qeveri legjitime po te mos ishte ajo qendrese e asaj dite keta skenare mund te ishin perseritur me nje frekuence te pabesueshme. Ne jemi shtet anetar i NATO dhe nuk mund te lejojme dhe nuk kemi per te lejuar ndonjehere qe zotit Rama ti shkoje neper mend se mund te vije ne pushtet permes dhunes dhe permes goditjes se rendit kushtetues. Absolutisht fakti qe zonja Ina Rama deri tani nuk ka padi per vepren e dhunes kunder rendit kushtetues eshte nje fakt shume i rende ne implikimin e saj ne kete skenar nje puc shteti te paralajmeruar te inspiruar nga zoti Rama dhe nga ndonje segment tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›