Protestat do vazhdojne deri ne clirimin e institucioneve
Gjate nje komunikimi me mediat ne seline e koalicionit opozitar Ngjela tha se permes ketyre protestave opozita kerkon te largoje qeverine aktuale dhe te shpetoje institucionet nga kapja. Opozita e bashkuar mendon dhe njofton qe kjo do jete pjesemarrja e madhe e protestave paqesore ne Shqiperi per ndryshimin e nje gjendjeje tiranike pa institucione ku kercenohet Presidenti ku kercenohet Prokurori i Pergjithshem ku vritet populli. Keni pare ndonje kryeminister perendimor te kercenoje presidentin Ka pasur por ka qene Kancelari gjerman ne vitet 30 asnjehere tjeter ne perendim. Ne jemi vend perendimor ju garantojme per kete dhe dje ia garantuam gjithe qyteterimit perendimor u shpreh Ngjela. I pyetur nese protestat do te vazhdojne Ngjela u pergjigj se do te vazhdojne deri sa te clirohen institucionet nga uzurpimi dhe te fitohet liria e popullit ndersa nese ato do te jete te dhunshme apo paqesore sipas tij protestat kane nje sens jane masive. Numri eshte ajo qe vendos gjendjen. Ato do te jene masive. Duke folur per tubimin homazh te opozites te 28 janarit ndaj tre te vrareve ne demonstrate Ngjela tha se opozita tregoi se eshte e qyteteruar dhe jo e dhunshme. Duhet te theksoj se dje eshte deshmuar se shqiptaret jane po kaq te qyteteruar sa popujt e zhvilluar te perendimit. Ata qe nuk e kane ditur me lejoni tju them se shqiptaret jane si te gjithe ata qe demonstruan dje ne shesh me perjashtim te nje njeriu qe nuk eshte si ata ky qe kemi kryeminister. Te gjithe te tjeret jane ashtu sic pate ju dje prandaj thashe qe Shqiperia ka bere nje hap gjigand drejt perendimit se ka izoluar primitivizmin perfundimisht u shpreh Ngjela.
ARISTIR LUMEZI