E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo: Do vijojmë protestat, Berisha po tenton gursht shteti

“Opozita e Bashkuar” ka deklaruar se do të vijojë protestat e saj për rrëzimin e qeverisë ndërsa thekson se duhet një zgjidhje imediate të situatës politike në vend duke shkuar në zgjedhje të parakohshme.
 

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të tryezës opozitare kreu i PDS-së Paskal Milo gjithashtu mazhorancën dhe kryeministrin Berisha se po tenton të kryejë grusht shteti brenda shtetit me qëllim rivendosjen e diktaturës në Shqipëri.
 

“Opozita e bashkuar akuzon mazhorancën dhe kryeministrin Berisha se po shkon drejt një realizimi të grusht shteti brenda shtetit dhe po përpiqet të vendosë të gjitha pushtetet nën thundrën e tij” theksoi Milo.
 

Gjithashtu Milo i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar të ndërhyjë me të gjitha mënyrat me qëllim ndaljen e situatës të rënduar politike në vend e cilas sipas tij mund të përkeqësohet në mënyrën më dramatike.

Ndërsa kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, ka deklaruar se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja sepse Berisha po bën një grusht shteti brenda shtetit dhe se ai po gjunjëzon institucionet demokratike së bashku me popullin shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›