E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetime intensive për vrasjen në Kamzë

Nga breshëria e plumbave humbi jetën shtetasi Zymer Ksaniqja (Toskaj), 29-vjeç, lindur në Markaj Tropojë e banues në Tiranë, i dënuar më parë, si dhe mbetën të  plagosur shtetasit Fatjon Byberi, 26-vjeç dhe Ramiz Bashukaj, 34-vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbime të Komisariatit të Policisë Nr.5, Oficerë të Hetimit të Krimeve të Rënda dhe Ekspertë Kriminalistë, të cilët bënë të mundur sigurimin e dëshmive, mbledhjen dhe administrimin e provave. Për hetimin e kësaj ngjarje, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm  hetimor, të cilët kryejnë proçedurat e marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore e procedurale, duke shoqëruar disa persona që kanë dijeni për ngjarjen.

“Aktualisht strukturat për Krimet e Rënda në Policinë e Tiranës po hetojnë me veprime të shpejta dhe të gjithanshme me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon intensivisht për kapjen e autorëve ndërkohë që është zbardhur motivi i kësaj ngjarje, po për arsye të hetimit nuk mund t’i bëjmë publike, deri në finalizimin e kapjes së autorëve të dyshuar”, bëri me dije policia.

Ndërkohë që materialet procedurale, i kaluan për referim dhe ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale të Vrasjes.  /Start/

                                                                                             2012-08-10 17:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›