E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kapet 1 ton drogë në Karaburun

Menjëherë nga shërbimet e Drejtorisë së Policës është koordinuar puna me Repartin e Forcave Speciale Delta Forcë ku është organizuar një operacion i përbashkët antidrogë. 

Falë një pune intensive me shërbime të alternuara Tokësore dhe Detare mbas disa orë kërkimesh është bërë e mundur që rreth 3 km larg Gjirit të “Shën Vasilit” në Gadishullin e Karaburunit të gjendet një sasi prej rreth 1 ton lënde narkotike kanabis sativa.

Në bashkëpunim me organin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe identifikimin, kapjen  dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /Start/

                                                                                             2012-08-11 08:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›