E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetime koncertit te Elton Xhon U dha ne Itali ne veren e kaluar

Bruksel Eumlshte financuar me fondet e Bashkimit Europian

Komisioni Europian ka hapur nje hetim ndaj nje koncerti te kengetarit britanik Elton Xhon ne Itali pasi doli se zyrtaret shpenzuan 720 mije euro nga parate e Bashkimit Europian per te organizuar eventin. Nje koncert i Xhon eshte organizuar me parate qe jane per te shpenzuar per fondet e zhvillimit rajonal ka deklaruar zedhenesi i Komisionit Europian qe dha nje konference per shtyp diten e djeshme. Ne jemi duke e hetuar nje gje te tille per te zbuluar nese me fondet tona eshte paguar koncerti ka vazhduar zedhenesi. Koncerti i kengetarit te falshem britanik eshte zhvilluar ne shtator te vitit 2009 ne qytetin e Napolit si pjese e festivalit Piedigrotta ne kete qytet. Projektet kulturore dhe infrastruktura kulturore mund te mbulohen dhe mbeshteten financiarisht nga fondet rajonale te Bashkimit Europian por per kete ka rregulla te posacme ka shtuar zedhenesi i Komisionit Europian. Deri me tani nuk dihet nese Xhon qe eshte kengetari me i mire britanik i te gjitha koherave ka apo jo dijeni ne lidhje me nje financim te tille pra me shperdorimin e fondeve te Bashkimit Europian ne koncertin e tij. Europarlamentari i te djathtes ekstreme italiane Mario Borghezio i Leges se Veriut i beri thirrje komisionit qe te ndermerrte menjehere hetime duke e cilesuar nje veprim te tille te autoriteteve si nje keqperdorim te turpshem te fondeve te Bashkimit Europian. Ky lajm vjen ne valen e kritikave te tjera ne adrese te BE-se per shpenzimin e parave te saj nga Gjykata Europiane e Auditoreve per 16 vjet rresht. Kete jave permes nje raporti ne Parlament shefi i auditeve Viktor Calderia tha se kishte pasur gabime ne shpenzimet e bera ne BE vecanerisht per sa i takon bujqesise dhe sektoreve te politikave te kohezionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›