Hetime në Spanjë për rreth 300 futbollistë
Në Gjermani do të shikojmë presidentin DFB Theo Cvanciger dhe kritikët e mëdhenj për pezullimin e lotarive sportive, në Spanjë zgjerohet skandali i basteve dhe manipulimit të rezultateve në një shkallë më të madhe sesa ishte parashikuar. Sipas informacioneve të gazetës sportive "Marca", në vendin e kampionëve të Europës janë rreth 300 futbollistë që do të merren në hetim. Skandali ka "madhësitë e një cunami". Sulme të rënda ndaj Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) vijnë nga "El Pais": "Federata nuk ndihmon për hedhjen dritë mbi çështjen. Një gjë e tillë e zmadhon edhe më shumë skandalin". Sipas hetimeve të RFEF të prokurorisë spanjolle janë dy klube të ligës së dytë, Rajo Valekano dhe Las Palmas dhe 7 futbollistë profesionistë të përfshirë në këtë çështje. Flitet për 6 lojtarë të ligës së dytë dhe të tretë dhe një të ligës së parë si portieri i Real Saragozës, Havier Lopez Vallejo. Megjithatë, portieri ka dalë në mbrojtje të pafajësisë së tij: "Unë nuk kam të bëj aspak me këtë çështje". Ndërkohë që është ndezur së tepërmi debati në lidhje me liberalizimin e pjesshëm të tregut të basteve nga ana e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) dhe lotarive sportive. Shefi i DFB-së, Cvanciger, ka lëshuar personalisht kritika të ashpra ndaj shefit të bordit drejtues të lotarisë gjermane në Berlin, Hansjërg Hëltkemajer. Hëltkemajer akuzoi Cvancigerin dhe klubet e Bundesligës për bashkëpunimin në liberalizimin e basteve sportive dhe "solidarizimin" maksimal me këtë fakt. "Një gjë e tillë më çudit, se si drejtuesit e sportit solidarizohen maksimalisht dhe Cvanciger është shumë i kënaqur për një hap të tillë sipas tij në të mirë të sportit", thotë Hëltkemajer për gazetën "Die Velt". DFB hedh poshtë akuzat. Ironikisht duke akuzuar një federatë, e cila në javët dhe muajt e kaluar është angazhuar për njohjen e filantropisë së madhe shoqërore, këto akuza më duken të gabuara dhe qesharake", thotë zëdhënësi i DFB-së, Stephan Brause. Hëltkemajer e konsideron afërsinë mes klubeve të Bundesligës dhe shoqëritë private të basteve si sponsorë, që e ka bërë më të rrezikshme tregun e basteve: "Kur portat u hapën për herë të parë, nuk kishte asnjë lloj konkurrence bastesh në themel. Më vonë, me lejimin e të gjithëve, tregu u përmbyt dhe kontrolli i shtetit është shumë i pamundur". DBF e shikon ndryshe këtë fakt: "Edhe lotaria kryesore gjermane në Berlin njoftoi se situata aktuale nuk është e kënaqshme", thotë Brause. Pyetjes, se cila është rruga e duhur e basteve sportive në Gjermani, opinioni i tij është i ndryshëm. Por duhet të jetë qëllimi i të gjithë pjesëmarrësve, për të ndaluar manipulimin e tregut të basteve në Gjermani dhe për të rritur besimin në to.
Oddset është e vetmja kompani bastesh ligjore në Gjermani. Landet gjermane kanë monopolin shtetëror deri në 2011, ligjshmëria e të cilit është duke u shqyrtuar nga Gjykata Administrative e Baden-Vyrtemberg. Prandaj do të zhvillohet një hetim i gjerw europian (EuGH) në Luksemburg më 8 dhjetor. Në të kundërt me shoqëritë e basteve shtetërore, shoqëritë private pranojnë baste edhe në lidhje me ligën e dytë apo edhe më poshtë. Kjo e bën edhe më të mundshëm manipulimin e ndeshjeve të veçanta. Ndërkohë që konfirmohet se edhe në Greqi priten të hapen hetime në lidhje me ndeshjet e trukuara. Lajmi u bë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i Sportit, Panos Bitsaxsis, të mërkurën, i cili paraqiti një raport paraprak në lidhje me këtë çështje, që do të duhet të përfundojë në duart e prokurorisë greke. Në këtë raport dyshohet për trukimin e 13 ndeshjeve të ligës së dytë greke dhe dy ndeshje të Kupës së Greqisë, ku mendohet se janë përfshirë 12 skuadra. Megjithatë, informacioni aktual nuk është i mjaftueshëm për të ngritur një padi. Por Bitsaxsit nuk pranoi të bëjë të ditur emrat e klubeve.