Rama: Protesta kudo, në çdo qytet
"Hap kutitë ose largohu" është motoja e re e Partisë Socialiste në betejën e saj për transparencën e zgjedhjeve. Duke nisur nga dje, pas mbarimit të afatit dhjetëditor për Kryeministrin Berisha, si kohë për të reflektuar, opozita do të shkojë drejt protestave në të gjithë vendin, deri në largimin e kësaj qeverie.
Protestat do të fillojnë që sot, me një të tillë përpara godinës së Televizionit Publik Shqiptar, ku do të kërkohet dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm dhe atij të informacionit. Më pas protestat do të shtrihen në të gjitha rrethet ku do të protestojnë grupet e interesit. Ende e pakonfirmuar zyrtarisht pritet që protestat masive të nisin në fillim të muajit janar, për të vijuar më pas pa pushim në të gjithë vendin, e për t‘u rimbledhur sërish në Tiranë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Kryefjala e qëllimit të kësaj vale protestash janë zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i një qeverie teknike. Të paktën kjo është strategjia që zbardhin në këto momente socialistët. Burime nga selia rozë konfirmuan se muaji dhjetor, si një muaj feste nuk është i përshtatshëm për organizime të përmasave të mëdha, por, gjithsesi, kjo mbetet një çështje në diskutim e sipër. Nisur edhe nga fjalimi i kreut socialist, protestat e ardhshme do të marrin veç të tjerash edhe karakter social, pasi pritet rritja e çmimit të energjisë, taksa e biznesit të vogël etj. "Protesta jonë do të bëhet shpejt pronë e çdo shqiptari që nuk e duron dot më këtë shfaqje bajate llafesh për integrim e veprash për diskriminim e shkatërrim. Kudo. Në çdo qytet. Dhe në kryeqytet padyshim. E ndarë në qindra pjesëza të vogla. Por edhe e bashkuar në një rikthim madhështor në bulevard dhe përpara kutisë së mbyllur të Kryeministrisë, në momentin e duhur.
Do të jemi aty akoma më të shumtë e më këmbëngulës sesa më 20 nëntor. Hap kutitë ose ik bashkë me kutitë", theksoi Rama.
Ndër të tjera, kreu socialist u ndal tek akuzat e Kryeministrit Berisha, ato personale dhe politike. Sipas Ramës, këtij Kryeministri iu deshën vetëm dhjetë ditë për të treguar fytyrën e tij të vërtetë, ndërsa ndërmori një fushatë të egër kundër opozitës. Rama shtoi se "Kryeministri barazoi opozitën me mafien, deklaroi se opozita do marrë pushtetin me dhunë, sulmoi familjen e kryetarit të PS-së, deputetët dhe sipërmarrësit e lirë, duke treguar shenja të një çekuilibri mendor". Rama përmendi publikisht të shkuarën e Kryeministrit dhe lidhjet e tij me komunizmin. Ai tha se për shkak të Berishës është orientuar një familje mjekësh të pafajshëm. "Ky që ka internuar njerëz të pafajshëm në emër të diktaturës së proletariatit, është njeriu që ka 20 vjet që na shet dëngla antikomuniste dhe që nuk lë kundërshtar pa e përdhosur, me të pavërteta pas të pavërtetash, për të shkuarën, për të tashmen e madje për të ardhmen", nënvizoi ai. Rama kujtoi se nuk e ka prekur asnjëherë jetën private të kujtdo anëtari të mazhorancës, por të merresh sipas tij me aferat korruptive të familjes së Kryeministrit dhe oborrit të tij nuk do të thotë të merresh me jetën personale të tij. Madje, Rama, në dallim me kundërshtarin e tij politik, uroi që askush nga familjarët e tyre të mos përjetojnë atë që kanë përjetuar familjarët e tij dhe gjithë deputetëve të tjerë. "Cilën familje po i sulmoj? Familjen e njerëzve që dashurojnë, lindin fëmijë, martohen, grinden, pajtohen, vishen, zhvishen, shkruhen, fotografohen, flirtojnë, ndahen, ikin, vijnë, bien në ujdi, bëjnë krushqi, shoqëri, miqësi, jetojnë lirinë e tyre për të ndenjur bashkë ose jo?! Jo kurrë, asnjëherë s‘e kam bërë këtë. S‘e ka bërë askush ndër ne. Kurrë nuk do të flas e nuk mund të flasim për çfarëdo qoftë që ka të bëjë me jetën private të kundërshtarëve politikë e të familjarëve të tyre, për t‘i goditur e trazuar shpirtërisht brenda familjes, për asnjë çështje që është jeta e tyre dhe vetëm e tyre", deklaroi Rama.