Shteti, borxh 7.5 milionë dollarë ndaj ish-policëve
Rreth 7.5 milionë dollarë ka arritur borxhi që qeveria shqiptare ka për të gjithë ish-punonjësit e policisë, të cilët trajtohen me pagë kalimtare dhe pensione suplementare. Bëhet fjalë për 5 mijë punonjës policie, të cilët nuk trajtohen me pagesa që nga muaji qershor e deri më sot për shkak të mbetjes pezull të ligjit të ri për pensionet suplementare, ligj të cilin nuk e ka pranuar asnjë nga grupet e interesit.
Siç dihet, në muajin maj u miratua Ligji 10142 "Për sigurimin shoqëror suplementar", i cili është kundërshtuar nga grupet e interesit, sidomos punonjësit e policisë, që po kërkojnë me çdo kusht edhe rrëzimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të efekteve të thella negativa që jep në aspektin financiar për ta. Sapo ky ligj kaloi edhe dekretimin e Presidentit, pikërisht në muajin qershor ndaluan të ardhurat për të gjithë punonjësit e policisë, duke mos përfituar më, as paga kalimtare, por as pensione të parakohshme. Atyre iu shpjegua ligjërisht se duhen aktet nënligjore për të arritur një qëllim të tillë.
Megjithatë, aktet nënligjore nuk kanë dalë deri më sot, kur kanë kaluar pesë muaj, e respektivisht, asnjë prej efektivëve të policisë të liruar nga detyra, nuk ka marrë paratë që i takonin si me ligjin e vjetër, por edhe me të riun. Aktualisht, nga shifrat që disponohen nga policia, janë rreth 5 mijë ish-punonjës policie, të cilët trajtoheshin financiarisht me anë të ligjit tjetër për sigurimin shoqëror suplementar dhe që mund të trajtohen me këtë ligj, nëse Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e policisë për anulimin e tij.
Nga këta persona, 3 mijë punonjës policie janë me pagë kalimtare, ndërsa 2 mijë të tjerë janë me pension të parakohshëm. Duke bërë përllogaritje rezulton se me ligjin e mëparshëm, ata merrnin mesatarisht për person, pra për një familje ish-polici, rreth 30 mijë lekë në muaj, ose 300 dollarë. Këto përllogaritje janë bërë në bazë të mesatares për numrin total, pasi një pjesë e tyre merrte më shumë se kaq dhe një pjesë tjetër, më pak.
Në këto kushte, për pesë muaj, kjo shumë shkon rreth 1 mijë e 500 dollarë për person. Ndërsa për pesë mijë punonjës të trajtuar financiarisht me këtë skemë, borxhi i shtetit shqiptar për ta arrin në 7.5 milionë dollarë, ndërsa nga dita në ditë shtohet edhe më shumë. Ndërsa me ligjin e ri, të cilin qeveria, ende nuk ka nxjerrë aktet e nevojshme për zbatim, paga mesatare, që mund të jetë kalimtare ose pension i parakohshëm, arrin në 200 dollarë. Siç dihet, kjo pagë referuese mesatare ka rënë dhe kjo ka qenë një ndër arsyet e kundërshtimit të ligjit të ri nga ana e punonjësve të policisë të liruar nga detyra, pasi kanë rënë përfitimet financiare.
Me këtë pagë referuese, borxhi i shtetit shqiptar ndaj këtyre personave, që kanë shërbyer për mbrojtjen e rendit dhe sigurinë publike, arrin në 5 milionë dollarë. Pra, me ligjin e ri, kjo shumë është rreth 2.5 milionë dollarë më pak, që qeveria ka menduar t‘ua heqë punonjësve të policisë në lirim. Kjo shkelje nuk është lejuar dhe pritet që Gjykata Kushtetuese të japë vendimin e saj në lidhje me problemin e ligjit të ri, që veç efekteve negative financiare për këtë grup njerëzish, ka edhe një sërë shkeljesh të tjera.
Megjithatë, ky nuk është borxhi i vetëm që qeveria i ka policisë shqiptare, pasi siç është publikuar edhe më parë, ende qeveria shqiptare nuk ka paguar rreth 4 milionë dollarë ndaj punonjësve të policisë, që u takojnë gjithë efektivëve sipas vendimit për një vakt ushqim në ditë. Gjithashtu, veç këtyre dy borxheve, punonjësve të policisë nuk po u njihen as orët suplementare, që janë të përcaktuara qartë në ligjin për Policinë e Shtetit.