Hetime për arka
Komisioni Kosovar i Konkurrencës i ka vënë në shënjestër edhe dy kompanitë e licencuara për shitjen e arkave fiskale, Printec LLC dhe R&T.
Mosfutja e këtyre dy kompanive në treg, edhe pas një viti të licencimit, ka bërë që Komisioni të nisë hetimet me dyshimin se këta dy operatorë kanë një marrëveshje për ndarjen e tregut me kompanitë të cilat tash e gati dy vjet janë në treg.
Nëse vërtetohen dyshimet e Komisionit, atëherë të dy operatorët, Printecc LLC dhe R&T, i pret gjoba, e cila mund të jetë më e lartë se ajo për Dukagjinin e Gekosin.
Dyshimet për dallavere në këtë çështje i ka hedhur vetë kryetari i Komisionit të Konkurrencës, Osman Ejupi. Ai tregon për Express, se kanë filluar hetimet në të dyja kompanitë dhe për këtë punë thotë se ka dërguar inspektorët të hetojnë në Institutin për licencimin e këtyre produkteve, në Fakultetin Teknik.
“Nga inspektimi kemi nxjerrë shënimet, edhe këtu të gjitha shënimet po na çojnë që këta dy operatorë nuk po punojnë, po e përsërisin gabimin që e ka përsëritur Dukagjini, në rastin kur ka punuar vetëm Gekosi, kur kemi vënë gjoba në vitin e kaluar”, tha Ejupi.
Sipas tij, i njëjti avaz është duke vazhduar edhe te dy operatorët e licencuar vitin e kaluar. “Atëherë këta do të përballen me gjoba, jo sikur ata dy, me nga 100 mijë euro, por do të përballen me gjoba shumë më të mëdha, sepse tash ligji është shumë më i ashpër në kuptimin e vënies së gjobave”, tregon ai për Express.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...