E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga- Drews: KFOR-i institucioni më i besueshëm i Kosovës

Prishtinë, 12 shtator 2011, NOA- Pas largimit nga shërbimi i tij në Kosovë i gjeneralit të KFOR Erhard Buhler, Presidentja e vendit priti në një takim të komandantin e ri të KFOR-it, Erhard Drews.
Që në fillim të takimit ajo e uroi gjeneral majorin Drews për detyrën e re dhe theksoi rolin shumë të rëndësishëm të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon.
Në vijim, ajo tha se KFOR-i është institucioni ndërkombëtar më i besueshëm që gëzon respektin më të madh në mesin e qytetarëve të Kosovës dhe së bashku me Policinë e Kosovës, luajnë një rol të madh në ruajtjen e stabilitetit në vend.
Sakaq Jahjaga, theksoi rolin e madh që NATO luan në trajnimin dhe aftësimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përgatitjen në përmbushjen e kapaciteteve të plota operacionale.
Ajo e cilësoi të një rëndësie të veçantë pjesëmarrjen e FSK-së në misionet paqeruajtëse rajonale dhe ndërkombëtare të NATO-s dhe anëtarësimi i saj në strukturat euroatlantike.
Nga ana e tij, komandanti i ri, theksoi se KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë.
a.y/NOA

Ne foto: Presidentja Jahjaga dhe Erhard Drews

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›