I afron pak
Tema për hyrjen e mundshme të AAK’së në Qeverinë Thaçit është rikthyer sërish, disa ditë pasi që partneri i vogël i PDK’së në koalicionin qeverisës, PD, shfaqi pakënaqësi për mosmiratimin në Parlament të akteve ligjore që lejojnë futjen e lëndës së mësimbesimit dhe shamisë në shkollat publike.
Kërcënimi i Ferid Aganit se do ta braktisë Qeverinë nëse nuk respektohen synimet e tij politike, u pa si mundësi që partia e Ramush Haradinajt të hyjë në Qeveri- diçka që ajo kishte refuzuar ta bënte dimrin e sivjetmë.
Madje, të hënën, mediat, duke u referuar në burime konfidenciale, thanë se Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, po kontribuon që të formohet koalicioni PDK-AAK, dhe se këtë e ka thënë qartë në takimin që pati në mesditë me Nënkryetarin e AAK’së, Blerim Shalën dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.
Por, kjo mohohet në AAK.
Burime të Expressit brenda kësaj partie kanë thënë se asgjë serioze nuk ka në këtë mes.
“Sigurisht ka njerëz në të dyja partitë që favorizojnë një koalicion të tillë, por asnjë lëvizje deri më tash nuk është bërë në këtë drejtim”, ka thënë për Express, në kushte anonimiteti, një zyrtar i lartë i AAK’së,
Siç dihet, kur Hashim Thaçi po dizajnonte Qeverinë e re në fillim të këtij viti, AAK’ja kishte marrë vendim që mos të hynte në Qeveri, edhe pse zyrtarisht nuk kishte pasur ftesë nga mandatari për formimin e Qeverisë.
Ky vendim vazhdon të jetë në fuqi.
Zyrtari i AAK’së që foli për Express thotë se kjo mund të ndryshohet vetëm në një rast.
“Për këtë çështje, por edhe për të tjera, ne mund të flasim vetëm kur të kthehet Ramush Haradinaj në Kosovë”, ka thënë ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...