Britania akuzoi 5 persona për terrorizëm

Pesë persona nga Londra janë akuzuar për terrorizëm. Sipas BBC, tre vetë janë akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, ndërsa një tjetër bashkë me një grua janë akuzuar se kanë mbështetur të akuzuarit.
Personat e akuzuar janë të moshave që sillen nga 21 deri në 47 vjeç dhe vijnë nga zona të ndryshme të kryeqytetit britanik.
Katër nga personat në fjalë u arrestuan më herët gjatë muajit, në një operacion të policisë metropolitane, ndërsa personi i pestë u ndalua të mërkurën.
Tre nga të akuzuarit vlerësohet se mes 25 korrikut 2010 dhe 6 korrikut 2012 kanë pasur ndërmend të kryenin akte terroriste, ose të mbikëqyrnin akte të tilla të kryer nga të tjerë.
Ata dyshohet gjithashtu se kanë udhëtuar në Pakistan dhe vende të tjera, për t’u stërvitur për terrorizëm dhe se u kanë dhënë informacione personave të tjerë se ku mund të bënin stërvitje të tilla.