Shpërthimi në Sauk, burg pa afat për autorin
Gjatë seancës së sotme, Luan Dervishi ka pranuar autorësinë e krimit, duke sqaruar arsyet se pse e kishte ndërmarrë një vendim të tillë.
“Kreva krimin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e xhaxhait në vitin 1997 nga Xhevdet Xhebrahimi”, tha në seancë Dervishi.
Shpërthimi i ndodhur pak ditë më parë në Sauk, la pas dy të vdekur dhe tre të plagosur. Një sasi tritoli ishte vendosur brenda një televizori plazma dhe në momentin që është vënë në prizë, lënda ka shpërthyer duke shkaktuar edhe rënien e pjesës më të madhe të çatisë së ndërtesës.