E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet e FBI për 21 Janarin, Arvizu: Shpresoj që gjykatat ti pranojnë

TIRANE-Ambasadori Alexandër Arvizu shpreson që mospranimi i ekspertizës amerikane për videon e Ilir Metës të mos shërbejë si precedent për procesin e 21 Janarin.
Në emisionin televiziv, ‘Top Story’, diplomati amerikan u shpreh se krahasuar me në vit më parë shumë gjëra në Shqipëri kanë ndryshuar.
“Meqënëse ky është përvjetori i parë dhe ne kthehemi pas, jo për të nënvlerësuar tensionet politike, por atmosfera këtu në Shqipëri është si nata me ditën. Ka pas një ndjesi të rëndë vjet që dicka e pakëndëshme që do të ndodhte dhe në fakt ndodhi. Shumë gjëra kanë ndryshuar, shumë njerëz janë dëmtuar, oficerë policie janë dëmtuar. Uroj që plagët të jenë shëruar, një gjë është e qartë se 4 persona, 4 familjeve ju mungoi njeriu i dashur për Vitin e Ri ne tryezat e tyre dhe kjo nuk mund të shuhet, nuk mund të fshihet”.

Duke folur për demonstraten e 21 janarit te vitti 2011 ku mbeten te vrare 4 demonstrues, Arvizu deklaroi se “përparësia jonë kryesore më e madhe ka qenë që të mbështesim kryeprokurorin në hetim dhe kjo ka ndodhur. E di që njerëzit janë të frustruar dhe të zhgënjyer për zgjatjen. E rëndësishme është se theksi ka qenë në atë hetim dhe ne gjithmonë kemi nënvizuar se është e rëndësishme të kishte tre komponentë kryesore: i plotë, i pavarur dhe i lirë. Kemi ndjekur se në bazë të asaj çka ndodhi në 21 janar ishte diçka e tmerrshme”.

Ambasadori theksoi se gjatë kohës së hetimeve është takuar dhe me ekspertët e FBI që po hetojnë provat e 21 janarit.
“Jam takuar me asistent drejtorin e FBI, dhe ai merret me shumë punë, cështje që kanë lidhje me terrorizmin, dhe më vjen mirë që ata kanë marrë përsipër këtë kërkesë. Prokurorët janë të kënaqur me bashëpunimin me ta. Dua të theksoj se që nga dita e parë ka qenë një hetim i Ina Ramës, por ne na është paraqitur kërkesa të sjellim ekspertë të mjekësisë ligjore, dhe kam kërkuar që të mbështetej kjo dhe këtu gjendemi sot. Nga ajo që kuptoj është pjesa më e madhe nga ajo që është kërkuar dhe është përmbushur. Mund të ketë një ose dy shtojca ku kemi ende shpresën se do ketë informacion shtesë, por pjesa qendrore për evidencat balistike dhe ligjore të kërkuara nga prokurorët është kryer në fillim të Janarit”.

Arvizu tha se kryeministri Sali Berisha i është ankuar se nuk po hetohet sa duhet për pjesën e organizatorëve dhe unë isha gjithashtu i shqetësuar dhe se une ia percolla këtë kryeprokurores.

I pyetur nëse rezultatit i ekspertizës amerikane do të hidhej poshtë si në rastin e gjyqit Meta, Arvizu tha se “ka qenë një kompani amerikane që u përfshi në vlerësimin e provave për videon, por nuk kishte rol zyrtar në këtë mes. Kurse për 21 janarin, FBI ka një rol zyrtar”

Diplomati amerikan shpreson se duke patur parasysh rolin e FBI, gjykatat shqiptare do e pranojnë rezultatin që do nxjerrin amerikanët si evidencë.
“FBI është e paanshme. Duke parë provat dhe nëse qëllimi është të dalim te ajo që ka ndodhur në të vërtetë, shpresojmë se dhe gjykatat do pranojnë atë evidencë”.

Duke ju referuar protestës homazh së pritshme të opozitës me rastin e 1 vjetorit të 21 Janarit, Arvizu tha se “Jam takuar me zotin Rama dhe më ka shpjeguar ate që PS do të bëjë në 21 janar. Do të jetë një përkujtim dhe mendoj që do të jetë mënyra e duhur për të përkujtuar humbjen e katër pesonave”.

I pyetur për deklaratën e Berishës se Rama duhet të mos harrojë kërcënimin që i kishte bërë më 23 janar të vitit të kaluar, Arvizu tha se “në eksperiencën time këtu për një vit është diçka pozitive për Berishën se flet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo është ana pozitive. Në më shumë se një rast kam menduar se ndoshta mund të kishte shprehur të njëjtin mendim në mënyrë më diplomatike e të matur. Mund të përcillte të njëjtin mesazh në mënyrë diplomatike”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›