Tahiri: Nuk pranojmë rezolutën 1244 në takimet rajonale
PRISHTINË- Kosova nuk do të pranojë të përfaqësohet në takimet rajonale nën rezolutën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Është kjo deklarata e kryenegociatores së Prishtinës Edita Tahiri, njëkohësisht zëvendëskryeministre. Tahiri e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me ambasadorin e Suedisë, Lars Wahlund, ku dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ishte një prej temave kryesore të këtij takimi.
Tahiri tha se Serbia nuk ka të drejtë as ligjore dhe as politike të insistojë në Rezolutën 1244 sepse Kosova është njohur si shtet nga shumica e vendeve të rajonit dhe të BE-së dhe se kjo Rezolutë i referohet “Jugosllavisë” e cila nuk ekziston më dhe se Serbia nuk është trashëguesja e këtij shteti. Kryenegociatorja kosovare akuzoi gjithashtu Beogradin se po pengon procesin e bisedimeve duke insistuar ne kete rezolute.
Sipas saj dialogu ka dhënë si rezultat tashmë 6 marrëveshje të cilat po implementohen në bazë të reciprocitetit dhe se Prishtina dëshiron të vazhdojë bisedimet këtë muaj.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)