Mbytja e Concordias, dyshimet: Një grua i mori mëndjen kapitenit
ROME-Misteret mbulojnë fazën përfundimtare të mbytjes së anijes turistike gjigande, Costa Concordia. Cfarë ndodhi 68 minutat para se të niste evakuimi, cfarë problemi kishte në bord, pse komandanti nuk shpalli menjëherë rast emergjence, cfare neglizhencash pati në ato momente, janë cështjet që hetuesit po hetojnë për të zbardhur të vërtetën rreth mbytjes së anijes dhe 11 pasagjerëve, ndërsa 20 prej tyre rezultojnë ende të zhdukur.
Por hetimet janë fokusuar pikërisht tek një femër. Një 25 vjecare nga Moldavia është parë pranë kapitenit Francesco Schettino në momentin kur anija goditi shkëmbinjtë shumë pranë brigjeve të ishullit italian. Domnica Cemortan, mësohet se ka ngrënë darkë me kapitenin nje ore para se anija të godiste shkëmbinjtë.
Hetuesit thonë se nuk e kanë gjetur emrin e saj në asnjë listë zyrtare të të punësuarve të anijes. Mediat shkruajnë më tej se ajo ka hipur qëllimisht në anije pasi kapitenit i ka bërë përshtypje imazhi i saj.
Prokurori Francesco Verusio i kërkoi policisë të nxjerrë gjithcka di për gruan pasi ajo konsiderohet tashmë pika kyce e zinxhirit të ngjarjeve që ndodhën në Costa Concordia dhe një dëshmi e saj mund të zbardhë misteret që shoqërojnë mbytjen e anijes turistike.
Por një letër nga Costa Cruises konfirmon se zonjusha ishte një pasagjer me dokumenta të rregullota në anije dhe jo ilegale sic thonë dëshmitarët.
“Kemi rregulla të forta dhe sisteme kontrolli të aplikuara me përpikëri që nuk lejojnë absolutisht pasagjerë të paregjistruar në anije. Kompania është në gjendje të tregojë numrin e biletave të shitura së bashku me identitetin e pasagjerëve”, thotë kompania e anijes turistike.
Ndërkohë mediat kanë shfaqur dhe video ku gruaja më 13 Janar është pare duke darkuar me kapitenin.
Puna e hetuesve tashmë është të gjejnë se ku ndodhej gruaja në momentin që anija turistike goditi shkëmbinjtë duke u mbytuar minuta më pas.
Vete 25 vjecarja shprehet se ndodhej ne kabinen e komandes se bashku me kapitenin dhe zyrtare te tjere: "Kapiteni na shpetoi. jo vetem mua qe me pret vajza e vogel ne shtepi, por edhe pasagjeret e tjere", shprehet Cemortan per nje televizion.
Por, kuzhinieri filipin i Costa Concordia pohoi per 'Good Morning America' se kapiteni pas gjysem ore nga perplasja me shkembinjte i kerkoi atij te pergatiste darken.
“Ishte ora 22:00 ose 22:30 kur kapiteni i shoqëruar nga një grua më kërkoi të përgatisja darkën. Unë u befasova, kuzhina jonë ishte copë, anija po fundosej, kurse ai po priste pijen e tij së bashkë me shoqëruesen”, rrefen kuzhinieri.
Kërkimet
Ndërkohë mësohet se kanë rinisur kërkimet në bordin e anijes së përmbysur Costa Concordia, që ndodhet pranë bregdetit të Toskanës në Itali.
Operacionet u ndërprenë një ditë më parë ndërsa mjeti lundrues ndryshoi pozicion.
Ende 20 persona vazhdojnë të jenë të humbur ndërsa janë konfirmuar tashmë 11 viktima. Siç raportojnë mediat italiane, ekipet kanë përfunduar kërkimet në nivelin 4 të anijes. Ekspertët thonë se anija është stabilizuar dhe zhytësit janë futur sërish në thellësi. Ata do të përdorin disa mikroeksplozivë për të hapur më shumë vrima brenda anijës që të kërkojnë për të mbijetuar. Por ndërkohë ekipe të tjera po përgatiten të nxjerrin karburantin nga serbatorët e anijes në mënyrë që të evitojnë një katastrofë të mundshme mjedisore.
Anëtarët e Parlamentit Europian mbajtën sot një minutë heshtje për viktimat e aksidentit të Costa Concordia.
(d.b/BalkanWeb)