E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi ndaj Spahiut, Wollfarth: Shkarkimi të diskutohet në Kuvend

TIRANË- Kreu i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka komentuar hetimin e nisur nga nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu.

Ambasadori i OSBE-së deklaroi se pret përkushtim nga cdo funksionar i lartë përkushtim në detyrën që kryen, ndërkohë nënvizoi se për funksionarët e lartë të diskutohet në Kuvend.

“Nga një zyrtarë publik, cilido qoftë ai, do të prisja që t'ia kushtonte gjithë kohën e tij, detyrës për të cilën ai është emëruar". Unë e shoh jo vetëm legjitime, por edhe të rëndësishme që të bëhen pyetjet e nevojshme dhe t'u jepet përgjigje në mënyrën e duhur në parlament, që është vendi i duhur për këtë. Një zyrë publike, një funksion publik i paguar nga taksapaguesit, duhet të respektohet dhe detyra të kryhet ashtu siç duhet", tha ai.Kur bëhet fjalë sidomos për sjellje të funksionarëve për detyra kaq të larta, parlamenti është vendi i vetëm ku mund të debatohet", theksoi Wollfarth.

Në një prononcim për mediat mbi situatën politike në Shqipëri, Wolfarth tha se konsensusi është zgjidhja për vendime thmelore.

"Kushtetuta shqiptare është shumë e qartë kur vjen fjala te konsensusi, pasi ajo thotë në terma të përgjithshëm se, konsensusi është i nevojshëm për vendime themelore. Nëpërmjet zyrtarëve të saj publik, Shqipëria e ka shprehur vazhdimisht se ajo dëshiron të bëhet një partnere e BE-së dhe sidomos për këtë çështje themelore është shumë i rëndësishëm konsensusi", vlerësoi ambasadori Wollfarth.

I pyetur për largimin e përfaqësuesve të Partisë Socialiste nga Komisioni i Ligjeve një ditë më parë, ambasadori theksoi se opozita nuk ka qëndrim kundër Kushtetutës.

Wollfarth gjatë prononcimit për gazetarët pas takimit për fëmijët me aftësi të kufizuara organizuar nga ministria e Punës, ripërsëriti edhe një herë apelin për partitë politike për vijimin e dialogut, duke kujtuar se konsensusi është kusht për integrimin.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Spahiu: Në Kushtetutë nuk parashikohet shkarkimi im VIDEO: Wollfarth për shkarkimin e Spahiut

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›