Alarm te Milani, Pato rrezikon një muaj stop
Milani përfshihet edhe njëherë nga alarmi “Pato”. Sulmuesi brazilian ka marrë një dëmtim në ndeshjen e Kupës ndaj Novarës dhe rrezikon të qëndrojë jashtë për një muaj.
E dashura e tij Barbara Berluskoni ka thënë se Pato do të shërohet shpejt, ndërkohë që në kampin e Milanit tashmë duhet të bëjnë llogaritë edhe me një tjetër mungesë.
Aktualisht, trajnerit Masimiliano Alegri i duhet të bëjë pa Boateng, Gatuzon, Akuilanin, Flamininë dhe Kasanon, mungesa tepër të rëndësishme këto.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)