Hetimet e mbyllura, Rama therret Bashen
Prokuroria i kundervihet vendimit te gjykates qe u deklarua se do te ekzekutohej, nga vete Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama, duke kerkuar dje ne mbremje qe ministri i Jashtem Lulezim Basha te paraqitet ne organin e akuzes. Ministri eshte thirrur me nje shkrese te djeshmen, nga prokuroria Sokol Kraja, ku e informon se mesditen e dates 27 nentor ai duhet te paraqitet ne prokurori per t'u marre ne pyetje si i pandehur per ceshtjen e rruges Durres-Kukes.
Ne lidhje me kete hap te prokurorise, ka reaguar dje ne mbremje, gjyqtari i ceshtjes, Sokol Tonaj. "Une i qendroj vendimit per pezullimin e ceshtjes dhe vleresoj se kerkesa eshte e jashteligjshme", deklaroi mbreme Tonaj, duke iu referuar vendimi te prokurorise per te thirrur Lulezim Bashen si te pandehur per t'u marre ne pyetje ne organin e akuzes.
Sakaq, ka reaguar po dje ne mbremje, edhe mbrojtja ligjore e ministrit aktual te Puneve te Jashtme.
Zef Nikaj, avokati mbrojtes i Bashes, tha se "ne thelb keto veprime ne teresine e tyre tregojne abuzim me pushtetin ligjor nga ana e Prokurorise se Pergjithshme si dhe shkelje te dispozitave te Kushtetutes se Shqiperise qe mbrojne dhe garantojne te drejtat dhe lirite e individit per nje proces te rregullt ligjor". Nikaj theksoi edhe se "shperfillja flagrante e detyrimeve ligjore dhe e vendimit te Gjykates demonstron qarte prapavijen e paster dhe prapaskenat politike te trajtimit te kesaj ceshtje dhe perdorimin si nje mashe politike te Prokurorise se Pergjithshme".
Cfare deklaroi Ina Rama
"Per sa kohe ka nje vendim gjykate, hetimet jane bllokuar. Gjykata e Tiranes para pak ditesh ka vendosur te shfuqizoje vendimin tone per zgjatje te afatin e hetimeve. Ky eshte nje vendim gjykate, por ne nuk jemi dakord per kete vendim dhe kete e kemi apeluar ne Gjykaten e Apelimeve. Gjithsesi ky eshte nje vendim qe do te merret ne konsiderate nga ana jone per t'i dhene rruge hetimeve per ceshtjen Durres-Kukes. Aktualisht, per shkak te dispozitave te ligjit nuk mund te bejme hetime te tjera. Ne jemi te detyruar te mos bejme asnje veprim hetimor per ato qe kishim parashikuar".