Pushojne reshjet ne Jug te vendit
Ne zonat e Jugut te vendit mesohet se nuk ka pasur reshje bore apo te shiut, por situata eshte shoqeruar me temperatura shume te uleta, deri nen 0 grade Celcius. Sipas shtabeve te emergjences, situata paraqitet e normalizuar ne qarqet e Gjirokastres, Beratit, Fierit dhe Vlores, ku nuk kane rene reshje qe te bllokonin akset kombetare dhe ato rurale. Nuk ka pasur te dhena per rruge te bllokuara apo per fshatra te izoluar, ndersa sherbimet ne spitale dhe ne ndermarrjet elektrike kane qene intensive, pasi eshte urdheruar situata e gatishmerise. Ne spitale, ka vijuar ne rritje numri i te moshuarve me probleme kardiovaskulare dhe femijeve qe jane prekur nga i ftohti.