E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet nga Prokuroria e Krimeve te Renda

TIRANE - Prokuroria e Krimeve te Renda, ka marre ne dore hetimet ne lidhje me ngjarjen e rende te ndodhur mbremjen e dy diteve me pare ne Tirane, kur anetari i Gjykates se Larte, Ardian Nuni, mbeti i plagosur si pasoje e nje sulmi me arme zjarri ndaj tij, nga nje person ende i panjohur per policine. Lajmi eshte konfirmuar dhe nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Keta te fundit kane konfirmuar hetimin e ngjarjes nga ky institucion. Nga te njejtat burime mesohet se hetimi per zbardhjen e kesaj ngjarjeje dhe autoreve te saj, eshte i gjithanshem.

Proceset civile ne Gjykaten e Larte

Ceshtje qe gjykonte Ardian Nuni

Berat

Vladimir Mema - Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore, Berat

Gjyqtar Ardian Nuni

Durres

Fatmir Begeja - Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Durres, Komiteti Shteteror i Kthimit e Kompensimit te Pronave Tirane, zyra qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme

Gjyqtar Ardian Nuni

Tirane

Inis Kraja - Shoqeria "Lura"sh.p.k.

Gjyqtar Ardian Nuni

Librazhd

Engjellushe Mushi, Maksim Mushi - Firma "Hoxha"sh.p.k., Qerime Frakulli, Bujar Cuka

Gjyqtar Ardian Nuni

Tirane

Qefsere Shuli - Violeta shuli

Gjyqtar Ardian Nuni

Ap. Tirane

Drejtoria e Pergjithshme Doganave - Komisioni i sherbimit civil, Shkelqim Cane

Gjyqtar Ardian Nuni

Durres

Pashko Cerma, Kaliroj Cerma - Inajete Xheka, Artan, Astrit, Brigilda, Aida Cerma, ZRPP, Durres

Gjyqtar Ardian Nuni

4 gezhoja

Ka sekuestruar policia ne vendngjarje, ne cilesine e proves materiale. Gezhojat jane te nje pistolete te kalibrit 7.62 milimeter "TT". Ato i kane kaluar per ekspertime te metejshme Laboratorit te Policise Shkencore qe do te nxjerre te dhena te tjera.

25 persona

Jane shoqeruar e pyetur si deshmitare, per rrethanat e ngjarjes e ne lidhje me ngjarjen. Nga grupi i posacem hetimor po punohet me intensitet te plote per zbardhjen e motiveve te ngjarjes, identifikimin dhe me pas ndalimin e autoreve te kesaj ngjarje.

Ruajtja

Nga deklarimet e marra nga personat qe e njihnin gjyqtarin, ai deri tek hyrja e pallatit nuk preferonte te shoqerohej nga shoferi dhe truproja e tij, duke pretenduar se nuk ka pasur asnjehere konflikte personale apo per shkak te detyres.

Reagimi i policise

"Me date 08 shkurt 2009, ora 23:00 strukturat e Policise se Qarkut Tirane jane njoftuar se ne Spitalin Ushtarak ka shkuar i plagosur me arme zjarri Ardian Ilir Nuni, 40 vjec, lindur e banues ne Tirane, me profesion Jurist, anetar i Gjykates se Larte", tha ne nje konference gjate dites se djeshme, zedhenesi i Policise se Shtetit, Klodian Branko.

"Me marrjen e njoftimit per kete ngjarje, nga strukturat e Policise se Tiranes, ne bashkepunim me strukturat e hetimit te krimit ne Policine e Shtetit dhe nen drejtimin e drejtuesve te Prokurorise se Tiranes dhe Prokurorise se Krimeve te Renda, filloi kryerja e veprimeve hetimore", deklaroi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›