E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush eshte gjyqtari Ardian Nuni

TIRANE - I plagosuri i djeshem, Ardian Nuni eshte anetar i Gjykates se Larte dhe ka lindur ne Korce, me daten 1 janar te vitit 1969. Nuni eshte i martuar dhe ka nje femije. 40-vjecari eshte diplomuar per Drejtesi ne Universitetin e Tiranes ne vitin 1991. Ne vitin 1997 ka marre graden shkencore "Doktor i Shkencave Juridike" dhe ne vitin 2004 ka marre titullin, "Profesor i Asoociuar". Nuni eshte emeruar gjyqtar ne Gjykaten e Rrethit Korce ne vitin 1991. Nderkaq ne vitet 1992-1993 ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe pastaj zevendeskryetar i Gjykates se Rrethit Tirane.

Nga viti 1993 deri ne vitin 2007 ka qene pedagog i brendshem ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit te Tiranes, ku ka ushtruar funksionin e zevendes/dekanit te fakultetit nga viti 1993-1996 dhe 2003-2007, funksionin e pergjegjesit te Departamentit te se Drejtes Civile ne vitet 2002-2007. Nuni gjithashtu ka kryer disa kualifikime pasuniversitare jashte shtetit ne fushen e se drejtes. Ai ka qene dhe anetar i senatit te Universitetit te Tiranes dhe i nje vargu organizatash te tjera profesionale. Ai eshte autor dhe bashkautor i disa librave dhe monografive ne fushen e te drejtes civile dhe ka dhene mesim, ne programe universitare dhe pasuniversitare.

Sipas jeteshkrimit te tij, nga viti 1993 deri ne vitin 2007, Ardian Nuni ka ushtruar profesionin e avokatit prane Dhomes se Avokatise Tirane dhe nga viti 1998 e ne vazhdim, eshte pedagog i jashtem i Shkolles se Magjistratures. Me vendimin numer 48, te dates 13 korrik 2006 te Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Nuni eshte emeruar anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, funksion nga i cili ai eshte larguar me doreheqje, per shkak te emerimit si anetar i Gjykates se Larte. Keshtu, me dekretin numer 5252, date 4 prill 2007 te Presidentit te Republikes ai eshte emeruar anetar i Gjykates se Larte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›