E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, shtohet numri i lendeve me zgjedhje

Nente lendeve te vjetshme me zgjedhje, qe kishin te drejte te zgjidhnin maturantet, u eshte shtuar edhe lenda e gjuhes italiane. Lajmin e bejne te ditur paraprakisht burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, pavaresisht se ende nuk eshte firmosur rregullorja e re e Matures Shteterore. Megjithate ne dokumentin kryesor te Matures, pra ne rregullore eshte bere ky propozim nga ana e Agjencise Qendrore te Vleresimit te Arritjeve. Keshtu, nga 10 lende te mundshme me zgjedhje, qe do te jene sivjet ne dispozicion te maturanteve, 3 prej tyre jane gjuhe te huaja. Behet fjale per anglishten, frengjishten dhe italishten. Megjithate, burimet nga MASH terheqin vemendjen se, ne propozim theksohet se maturantet do te mund te zgjedhin vetem nje gjuhe te huaj, nga tre te mundshmet qe jane te listuara si lende me zgjedhje. Ne fakt, edhe viti i kaluar kishte nje risi sa i perket lendeve me zgjedhje. Keshtu, u vendos te futej edhe lenda e frengjishtes ne provimet me zgjedhje, duke shtuar keshtu numrin e lendeve, dhe duke krijuar variacion ne zgjedhjet e maturanteve. Keshtu, ne listen e lendeve me zgjedhje jane Fizika, Kimia, Biologjia, Gjuha angleze, Gjuha frenge, Historia, Gjeografia, Njohuria per shoqerine dhe Njohuria per Ekonomine, Filozofi si dhe pritet qe te futet edhe Italishtja. Gjate vitit te kaluar, rreth 22 per qind e maturanteve qe plotesuan formularin A2, caktuan anglishten, si nje nga lendet qe do te jepnin me zgjedhje. Kjo, fale edhe stimulit qe i eshte dhene maturanteve, duke caktuar koeficientin. Nisma "Shqiperia anglofone" dha impaktin e saj, pasi u dyfishua numri i maturanteve qe e zgjodhen ate dege.

Ne projekt-rregulloren e Matures Shteterore theksohet se maturantet do te mund te zgjedhin vetem nje gjuhe te huaj, nga tre te mundshmet qe jane te listuara, si lende me zgjedhje, pra nga italishtja, anglishtja dhe frengjishtja. Viti i kaluar kishte nje risi sepse u shtua frengjishtja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›