E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtësia e sulmuar nga krimi historik

9 prokurore, 9 gjyqtare dhe 1 avokat kane qene pre e sulmeve te personave ne vitet e fundit, qe me se shumti kane mbetur pa emra autoresh ne dosjet e hapura nga policia. Ne 21 shkurt 1990, vritet ne atentat kryetari i dhomës se avokatisë Kleanthi Koci. Ai u qellua nga një person i panjohur me 3 plumba ne bark, vetëm pak metra larg shtëpisë se tij. Autori nuk është zbuluar ende edhe sot. Ne 26 korrik 1996 u qellua për vdekje Bujar Kaloshi, ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve. Atentati iu be ne afërsi te Fushës se aviacionit. Policia cilësoi si autore te dyshuar te ngjarjes, anëtarët e hakmarrjes për drejtësi. Bilbil Metes, ish-prokuror ne Pogradec iu dogj banesa gjate një sulmi me lende eksplozive ne vitin 1996. Tritiol është edhe ne banesën e prokurorit Arben Qosja, ne vitin 1997 duke lënë te vrare te atin e tij. Ngjarja ndodhi ne Dibër. Pallati ku banonte Prel Martini, ish- kryetar i gjykates e faktit ne Tirane, u shkatërrua gjate një sulmi me tritol ne vitin 1997. Banesa e ish-kryetarit te gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu, u sulmua me lende plasëse ne vitin 1999. Ngjarja nuk u zbulua madje as objekti i sulmit, nëse gjithçka ishte një skenar për te apo për Altin Abdiun, gjyqtar i gjykatës se Tiranes. Anëtaret e familjes se ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku u sulmuan ne 29 shtator 2003. Për pasoje vritet shoferi dhe terrorizohet gruaja dhe vajza. Për këtë krim u dënua me burg përjetë Altin Arapi, i cili fitoi azilin politik, ne belgjikë. Ne vitin 2008 Hajdar Malaj nga Ballshi, pas vendimit te dhënë nga gjyqtarja Irena Maneku ka nxjerre pistoletën e fshehur ne një çante te vogël, duke ia drejtuar gjyqtares. Roja civile ndërhyri dhe i devijoi drejtimin e pistoletës, por fat te keq e pësoi vete me një plumb ne shpatullën e djathte. Ne 9 shkurt, gjyqtari i gjykatës se larte Ardian Nuni, u qellua me 4 plumba dhe u plagos lehte. As motivi dhe as autori nuk u mësua kurrë. Sulmi i fundit ne Vlorë, mund te konsiderohet si me makabri, dhe ka serish objekt, një gjyqtar. Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›