E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet për Spahiun,OSBE: Legjitime të bëhen pyetjet e nevojshme

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth e ka cilësuar si legjitime hetimin e nisur nga mazhoranca për nënkryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu. Në një prononcim për mediat pas konferencës "Nxitja e një iniciative rinore të aftësisë së kufizuar në Shqipëri", Ambasadori Wollfarth theksoi se e sheh si legjitime që për çdo funksionar të lartë të bëhen pyetje dhe të jepen përgjigje në Parlament.
 

“Nga një zyrtar publik do të prisja t`i përkushtonte të gjithë kohën detyrën që ai është emëruar. E shoh jo vetëm legjitime që të bëhen pyetje të nevojshme por dhe të jepen përgjigjet në Parlament pasi e shoh parlamentin vendin e duhur për këtë. Një zyrë duhet të respektohet dhe zyra duhet funskionojë ashtu siç duhet. Për sjellje të funskionarëve të lartë besoj se për diskutime të tilla është parlamenti vendi ku mund të diskutohet” shtoi Wollfarth.
 

Gjithashtu ambasadori Wollfarth ka kërkuar sërish nga partitë politike në Shqipëri të vijojnë konsensusin politik për të përmbushur reformat e rëndësishme për vendin. Sipas tij konsensusi politik është mjaft i nevojshëm për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.
 

“Konsensusi që u arit në fund të vitit të kaluar duhet të vazhdojë për hir të së ardhmes. Konsensusi është i nevojshëm për përgatitjen e rrugës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian por edhe për rrugën e mëtejshme integruese të Shqipërisë” ka theksuar Wollfarth.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›