Kuper do të vizitojë Serbinë, javën e ardhshme

Rober Cooper
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper, do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë në Beograd, lajmin e ka bërë publik për mediat serbe kryenegociatori i Serbisë, Borislav Stefanoviç.
Sipas tij, Kuper do të bisedojë me përfaqësuesit serbë rreth përfaqësimit rajonal të Prishtinës, raporton REL. Mendimi i kryenegociatorit është se Kosova dhe Serbia nuk i janë afruar zgjidhjes përfundimtare për përfaqësim rajonal, që është edhe kusht për Serbinë për të fituar statusin e kandidatit evropian, në muajin mars.
Prishtina dhe Beogradi kanë nisur bisedimet për çështje teknike në mars të vitit të kaluar. Ato janë zhvilluar në raunde të caktuara në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Kuper.