Hetimet për hedhjen ne ere te shtyllës

Pas hedhjes ne ere, mbrëmjen e te enjtes, te një shtylle te tensionit te larte ne Fushe Kruje, policia ka shoqëruar 10 persona, duke i marre ne pyetje për ngjarjen. Burime nga grupi i hetimit bëjnë te ditur se dyshimet me te forta janë mbi njërin prej te ndaluarve, por ende po kryhen verifikimet. Ndërkohë, ekspertet kane dale ne përfundimin se hedhja ne ere e shtyllës 220 kilovolt, është bere me një sasi te madhe dinamiti. Madje, shpërthimi ka qene aq i forte, sa është dëgjuar deri ne Vore. Ne fakt, banoret kane dëshmuar se kane dëgjuar dy shpërthime brenda pak minutave. Demi i shkaktuar, sipas specialisteve, konsiderohet shume i madh, ndërkohë qe shume zona rrezikojnë te vuajnë kufizimet e energjisë elektrike natën e ndërrimit te viteve.
Shpërndaje