E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho mund ish-skuadren

Chelsea i Mourinho-s nuk djersin shumë dhe mposht lehtësisht 2-0 ish-skuadrën me të cilën tekniku portugez preku majën e Europës, Interin.

Në ndeshjen testuese të vlefshme për turneun miqësor në Shtetet e Bashkuara “Guinnes”, për londinezët shënuan Oscar dhe Hazar me 11-metërsh, edhe pse i dyshimtë. Ndërkohë, skuadra e Interit, e rinovuar në shumë reparte, bëri një paraqitje të mirë, pavarësisht rezultatit. Trajneri Mazzarri në përfundim të takimit tha se ishte mjaft i kënaqur nga paraqitja e skuadrës në fushë, megjithëse shtoi se duhet ende shumë punë për të bërë. Ai tha se skuadra ka nevojë të forcohet më tej, ndërsa ndaj Chelsea-t kishte zgjedhur të njëjtin formacion që mori barazimin 1-1 me Hamburgun në ndeshjen e parë të këtij turneu. Ndeshjen e tretë në këtë turne, Interi do ta luajë ndaj Valencias. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›